Kallmeti, vendi që natyra ka falur gjithçka...ndotet nga dora e njeriut (VIDEO)

Natyra ka krijuar një mrekulli në Kallmet të Lezhës. Megjithatë,  kjo bukuri e cila mund të tërheqë shumë vizitorë dhe turistë vendas dhe të huaj është ndotur nga njerëzit. Mbeturinat janë të hedhura kudo duke krijuar një situatë, e cila ka vijuar ndër vite.

Për shkak të rëndësisë dhe nevojës për të promovuar zona me interes për zhvillimin e turizmit, një grup të rinjsh janë angazhuar për të pastruar nga mbetjet zona të tilla. Ndërhyrja e tyre ka bërë që shumë mbeturina të largohen nga aty, ndërsa janë të bindur se kjo është një mundësi për të prezantuar potencialin që ka Kallmeti edhe në natyrë.

"Është mjaft e rëndësishme që ky ambient të pastrohet. Është një zonë që mund ta promovojnë por prej shumë vitesh ëshët ndotur nga mbetjet. Reklamimi i kësaj zone do të jetë një mundësi për të afruar turista", tha një i ri.

"Ia vlen që kjo zonë me këtë bukuri të promovohet dhe të vizitohet por përpara se ta promovojmë duhet të ndërgjegjësojmë njerëzit të pastrojnë zonën", tha një tjetër.

"Ne kemi marrë një nismë për të promovuar çdo zonë turistike që mund të jetë një destinacion për vizitoret dhe turistët. Por përpara se ta promovojmë ne do ta pastrojmë nga mbetjet plastike të cilat janë këtu prej shumë vitesh", u shpreh për Report Tv.  

Por ka edhe shumë prej tyre që e shohin këtë mrekulli të natyrës për herë të parë, pavarësisht se ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Lezhës.

"Është shumë e rëndësishme që të pastrojmë zonën. Dhe shpresoj që të japim një mesazh si ky që gjithsecili nga ne duhet të pastroje ambientet. Ne kemi shumë nevojë që të pastrojmë qytetin tonë. Nuk  e kisha parë asnjëherë këtë zonë pavarësisht se jetoj në Lezhë. Është shumë bukur", tha një banor.

Krahas prodhimit të verës, traditës dhe veshjeve tradicionale që Kallmeti të ofron, kjo zonë mund të jetë edhe një vend ideal për eksploratorët e natyrës. 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion