Publikimi i të dhënave për spiunin I.M, Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, Apeli detyron përfundimisht Prokurorinë të nisë hetimet

Gjykata e Apelit detyron përfundimisht Prokurorinë të regjistrojë procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Meta.

Në vendimin e shpallur më 1 qershor, togat e zeza të shkallës së dytë, kanë lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës të datës 18 nëntor 2022, ku prokuroria urdhërohej që të rihapë hetimet për çështjen.

Objekt i gjykimit ishte kallëzimi penal i bërë nga Meta në 6 shtator 2022 ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Dy muaj pas kallëzimit, prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve dhe njoftoi autorin e padisë penale. Pasi u vu në dijeni të vendimit, Ilir Meta bëri ankim në gjykatë duke kërkuar hetimin e çështjes. Kallëzuesi ka pretenduarës e Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ka kryer 6 shkelje ligjore, duke ia përmendur emrin në shkresat drejtuar Kuvendit, si person i lidhur me Sigurimin e Shtetit gjatë viteve të diktaturës. 

Meta sqaron në kallëzim se ka marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga dy komisionet ngritura në vitet ’90, si dhe nga vetë Autoriteti i Dosjeve në prill të vitit 2017, çka e përjashton nga detyrimi për tu verifikuar sërish. Në korrik 2022, pas një kërkese të mbërritur në e-email për të verifikuar ish-presidentin, Autoriteti i Dosjeve njoftoi Kuvendin se ka ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi personazhin me profil të lartë politik.

Gjykata e Tiranës rrëzoi Prokurorinë pasi vuri theksin në vendimin e saj në faktin se pas regjistrimit të procedimit penal, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje Filip Talon, personin që është kallëzuar nga I. M në ish sigurimin e shtetit. Gjithashtu Gjykata urdhëroi prokurorinë që të administrojë të gjithë praktikën administrative të ndjekur nga AIDSSH që nga momenti i vënies në dijeni/marrjes të e-mail anonim dhe në vijim. Gjykata kërkon edhe marrjen në pyetje të të gjithë anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

Pse e paditi Meta Autoritetin e Dosjeve: 

Ish-kreu i shtetit Ilir Meta kallëzoi penalisht për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete.

Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, Meta kërkonte që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë.

Kjo përplasje e Metës me autoritetin e Dosjeve lindi pasi ky i fundit kishte depozituar një shkresë në Kuvend ku theksonte se ish presidenti dyshohej si spiun i ish sigurimit të shtetit.

Vendimi i Apelit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
U paditën nga Meta, autoriteti reagon për vendimin e Gjykatës së Apelit

1658941780_2.jpg

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet  ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit, që detyron përfundimisht Prokurorinë të regjistrojë procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Meta. Në një deklaratë të Autoritetit për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, thuhet se janë në pritej të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit.

‘Ndaj Autoritetit janë ngritur një padi administrative dhe një padi penale, nga përfaqësuesit ligjorë të shtetasit I.M.

Në procesin e parë, që u zhvillua në Gjykatën Adminisrative, gjykata vendosi në favor të Autoritetit, ndërsa në procesin tjetër vendosi rrëzimin e ankimimit të prokurorisë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në lidhje me procesin e parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, rrëzoi padinë e përfaqësuesve ligjore të shtetasit I.M. në drejtim të Autoritetit për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, me objekt-kërkese: ”Detyrimin e organit administrativ Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Ish- Sigurimit të Shtetit për të kryer veprimin administrativ pajisjen e kërkuesit me aktet e kërkuara me kërkesën e datës 14.09.2022.”

Gjykata Administrative vendosi me këtë rast: Rrëzimin e kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësi, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Ndërkohë, Autoriteti u njoh sot, nëpërmjet medias, me njoftimin  e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Tiranës, vendim që rrëzon ankimimin e prokurorisë “Për mosfillimin e procedimit penal”, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumetat e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë.

Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit deklaron se është në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Apelit ndërsa siguron publikun, se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve  dhe kompetencat që ka çdo institucion.

Parimisht, si në çdo rast kur vendimet përmbajnë detyrime për Autoritetin,  Autoriteti vepron duke zbatuar detyrimet e përcaktuara nga gjykata ose i ankimon vendimet në gjykatat më të larta.

Autoriteti vlerëson ndjekjen e të njëjtës rrugë edhe nga institucione të tjera, sipas kompetencave, si dhe është i hapur për bashkëpunime me të gjitha institucioneve në përputhje me ligjin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.’- thuhet në deklaratën për mediat.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drejtesi popullore: 02/06/2023 13:24

    kellira e kombit duhet te cmontohet nga g=cdo gje dhe ti kalohet drejtesise

    Përgjigju
  • I.M Bejleri: 01/06/2023 18:18

    Spiun i grekut, jo i sigurimit

    Përgjigju
  • WTF: 01/06/2023 16:27

    Ne burg mor kyt pusht me gjith ate Moniken kta te dy ju kan degjeneru krejt si shtet e ju prap i shkoni mrapa o njerz kara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë