Salla e bibliotekës së Lushnjës u mbush me intelektualë, artistë dhe qytetarë që u mblodhën për të promovuar krijimtarinë e pasur, prej 16 librash në prozë e poezi të poetit vlonjat Neki Ngucaj.

Nga kalvari i internimit te ndërtimi i veprave industriale, ai kaloi një jetë të vështirë në komunizëm por nuk u dorëzua.

Siç tregon, shkrimtari Kozma Gjini, në letersinë e Ngucajt qëndron forca e një njeriu që e shndërroi vuajtjen në frymëzim.

“Nëntorët në heshtje”, “Zemërimi i perëndive” dhe “Mithollogjia jonë dhe arbereshët” janë disa prej librave të tij.

Prej moshës së thyer dhe sëmundjeve, Neki Ngucaj shprehet se rrugëtimi i tij letrar ka përfunduar por e rëndësishme është se ka mundur të hedhë në leter ccdo përjetim.

Promovimi u mbyll në mënyrë emocionuese me performancat e tenorëve Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali. Ndërsa momenti më i veçantë eshte kur 93-vjeçari interpreton me fyell para të pranishmëve.