Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erion Pano, aktualisht i komanduar në pozicionin e Këshilltarit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Komisioneri Publik nga ana e tij konstaton se ky vendim është i cenueshëm në tërësinë e tij, si dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të shkarkohet nga detyra, Erion Pano.
Komisioneri Publik, thotë se ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kriteret e rivlerësimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë.
Vendimi për Erion Panon u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore dhe është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2005.
Nga viti 2013 deri në 2018-ën ai ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtuesit në këtë prokurori dhe që prej vitit 2020 është komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.6%
-
JO
76.3%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5567
Lajme të tjera
-
Gjyqtari Gentian Hamiti konfirmohet në detyrë
19 Mars, 19:26
-
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Tiranës, Bezart Kaçkini
11 Mars, 13:26
-
Në dhjetor u dënua me 3 vite shërbim prove për ryshfet, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Mimoza Margjeka
26 Shkurt, 15:30
-
Kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren e Elbasanit, Zena Lila
23 Shkurt, 16:42
-
U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
22 Shkurt, 16:20
-
U mbaron mandati në dhjetor, anëtarët e KPK letër Kuvendit: Të bëhemi gjyqtarë Apeli pas vettingut
18 Shkurt, 14:59
-
KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë për prokurorin Ylli Bashaj! Nuk u gjetën shkelje gjatë hetimeve për pasurinë
2 Shkurt, 15:49
-
KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Mariana Shegani (Dedi)
31 Janar, 09:38
-
Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Arben Agovi: Ka mangësi profesionale që s'plotësohen as me trajnim
30 Janar, 10:33
-
KPA shkarkon prokuroren e Tiranës, kunatën e Mirel Mërtirit! Bashkëshorti i saj drejtues në bizneset e Mërtirit, me Stela Gugallen udhëtuan në Vjenë
29 Janar, 21:49
-
KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të ish gjyqtares Etleva Temo
17 Janar, 22:56
-
Komisioneri publik ankimon konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Suela Salavaçi
22 Nëntor 2023, 16:14