Kaloi Vettingun, KPA shtyn vendimin për anëtaren e KLP

Kaloi Vettingun, KPA shtyn vendimin për anëtaren e KLP

Prokurorja dhe anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në datën 25 shkurt seancën për prokuroren e Tiranës dhe anëtaren e KLP, Antoneta Sevdari. Ka qenë një përplasje mes Komisionerit Publik dhe trupit gjykues që ka çuar në shtyrjen e afatit të konkluzioneve përfundimtare për Sevdarin. Komisioneri Publik kërkoi riçelje të të hetimit administrativ por kërkesa është refuzuar nga trupi gjykues, cili e ka konsideruar dokumentacionin në dosje si të mjaftueshëm për zgjidhjen e çështjes.

Prokuroroja Antoneta Sevdari u konfirmua në detyrë nga KPK më 13 gusht të 2018 (LEXO KËTU) por do të ishte pikërisht Komisioneri Publik i cili do ankimonte vendimin, me pretendimin se KPK nuk kishte kryer hetim të plotë. Sevdari gjatë seancës së sotme vlerësoi se denoncimi me të cilin u njoh seancën e kaluar nuk kishte asnjë të dhënë e cila lë dyshime për paaftësitë e saj profesionale. Kjo është hera e dytë që KPA shtyn seancën për Sevdarin, ndërkohë ajo se për çfarë po hetohet anëtarja e KLP është mbyllja e dosjes së një ish- krye komunari, i akuzuar për deklarim të rremë fshehje të pasurisë, gjatë kohës kur ajo ishte prokurore në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës