Itali - Arrestohet në flagrancë Alfred Bakova, shqiptar, 30 vjeç, me banim në Ferrara, Itali. Bokova qëndronte në Itali me statusin e një punonjësi të licencuar dhe gjatë një kontrolli nga patrulla është ndaluar në bordin e autoveturës së tij Audi A4. Për patrullën ka qenë një kontroll i planifikuar nga ku kanë hasur në arrestimin e një trafikanti i vënë vëzhgim nga policia e Pescarës. Alfred Bakova me shtetësi shqiptare, udhëtonte në veri të Italisë dhe sapo ishte kthyer nga një udhëtim të bërë në Shqipëri nga ku mendohet të jetë trafikuar dhe sasia e lëndës narkotike të sekuestruar. Dy kile kokaine e pastër është sasia e drogës së gjetur në bordin e veturës së Bakovës. Gjatë ekzaminimit të plotë të automjetit nga policiaështë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale dy kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në ndenjëset e makinës dhe tavanin e saj.
Policisa e Pescarës konfirmon se operacioni ishte pjesë e një hetimi të gjerë nga ana e Prokurorit të Qarkut në L'Aquila. Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për të identifikuar origjinën e saktë dhe destinacionin e drogës së sekuestruar, e cila ka një vlerë prej 150.000 euro.
Informacionet e policisë Italiane kanë qenë të saktë, duke patur informacionin se një sasi e konsiderueshme droge po vinte në zonën e Pescarës.
Kokaina e sekuestrua prej 2 kg, do të hidhej në treg e ndarë në plot 4000 doza.
(ar/shqiptarja.com)