Kalon pr/ligji i konferencës gjyqësore
shtyhet ligji për Gjykatën e Lartë

Kalon pr/ligji i konferencës gjyqësore<br />shtyhet ligji për Gjykatën e Lartë
TIRANE- Komisioni i Ligjeve kalon në unanimitet, me votat e mazhorancës dhe opozitës ligjin për Konferencën gjyqësore, ndërsa shtyn diskutimin për pr/ligjin e Gjykatës së Lartë. Pr/ligji i konferencës gjyqësore pritet të shkojë për votim në parlament të enjten dhe PS deklaroi sot votimin pro ndaj këtij pr/ligji. “Do votojmë të enjten draftin për konferencën gjyësor”- deklaroi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së.

Gjithçka erdhi pas debateve mes deputetëve të PS dhe të PD në Komisionin e Ligjeve për projektligjin për Gjykatën e Lartë.
Opozita e pranishme në komision kërkoi ndërprerjen e shqyrtimit të ligjit për Gjykatën e Lartë, me pretendimin se ai është i pasaktë dhe do kohën e mjaftueshme për t’i kushtuar vëmendje të veçantë për shkak të rëndësisë që ka.

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj theksoi se ky ligj nuk është i saktë dhe për këtë duhet parë me kujdes. Sipas tij shqyrtimi i ligjit duhet të shtyhet,derisa opozita të sjellë amendimet e saj në lidhje me funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Kryetari i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli theksoi se ligji nuk mund të ecë parë pa votën e opozitës. Sipas tij deputetët e PS duan ta bllokojnë ligjin se nuk kanë argument.

“Drafti duhet të ecë para dhe PS-ja duhet të heqë dorë nga paketa kushtetuese. Nëse PS-ja formulon kërkesën që nuk e voton ligjin atëherë ai do të hiqet nga rendi i ditës”, shtoi Rusmajli.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Eduard Halimi u shpreh se me ligjin për organizimin dhe funksionimin e konferencës gjyqësore dhe Gjykatës së Lartë kërkohet që t`i shpëtohet ndikimit politik në gjyqësor.

“Ramë dakord të miratonim ligjin për Gjykatën e Lartë,kur kaluam Gjyk. Administrative. PS-ja në 8 vitet e qeverisjes ka emëruar anëtarët në Gjykatës së Lartë duke i marrë nga mitingjet”, tha Halimi.
sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë