Kalon pr/ligji, përgjysmohet taksa
e makinave të përdorura
Komisioni i Ekonomisë pas 40 minutash diskutim voton unanimisht ligjin, që përgjysmon taksën e makinës. E vendosur tre vjet më parë kjo taksë i ka dhënë buxhetit të shtetit 7.5 miliardë leke, dhe u bazua në direktivat e BE-së, në mbrojtjen e mjedisit dhe në politikën e përdorimit të makinave të reja.
TIRANE - Komisioni i Ekonomisë pas 40 minutash diskutim voton unanimisht ligjin, që përgjysmon taksën e makinës. E vendosur tre vjet më parë kjo taksë i ka dhënë buxhetit të shtetit 7.5 miliardë leke, dhe u bazua në direktivat e BE-së, në mbrojtjen e mjedisit dhe në politikën e përdorimit të makinave të reja.
Ndërkohë deputetët e opozitës kanë pyetur Alfred Rushajn zv. Ministri i Financave rreth efekteve, që taksa do ketë në buxhet.
Opozita ka kundërshtuar se shitja e hidrocentraleve mund të mbulojë këtë gropë, që do hapet në buxhet. Ajo gjithashtu ka kërkuar kujdes pasi mbledhja e taksave ne tremujorin e parë është në nivele të ulta duke krijuar një gropë tjetër në buxhet dhe se paratë e hidrocentraleve nuk mjaftojnë për të balancuar këto të ardhura.
Në nenin tre të projektligjit për ndryshimet në Taksat kombëtare deputeti i partisë demokratike Sherefedin Shehu ka kërkuar, që të hiqen gjobat për ata, që paguajnë deri në datën 30 qershor.
Opozita ka votuar kundër këtij amendamenti duke synuar edukimin e qytetarëve në pagesën e taksave në kohë dhe duke e quajtur sit ë padrejtë këtë nisëm karshi atyre që janë të rregullt në pagesen e taksave.
Në lidhje me projektligjin e Tatimit mbi të ardhurat, që synon çlirimin nga taksa e 10% transaksionet e shitjes së tokave bujqësorë nuk ka pasur një votim.
Propozimi ishte par heqjen e kësaj takse për sipërfaqe mbi 1000 metra katrorë dhe që do përdoren për bujqësi, cdo transaksion tjetër nuk përfiton.
Opozita ka kërkuar përgatitjen e dy amendamenteve për këtë projektligj duke synuar përcaktime të qarta në lidhje me dhurimin dhe trashgimninë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.9%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21