Kalon te 'Veprimtaria Prodhuese' ligji për zonat e mbrojtura, Kumbaro: Përputhje me direktivat e BE! Majko skeptik: Të jepen më tepër shpjegime

Me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, në disa prej territoreve të klasifikuara si të tilla, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por me kushtin që të mbahet një ekuilibër mes natyrës dhe aktiviteteve të zhvilluara.

Këto ndryshime erdhën si propozime të një grupi deputetësh socialistë me integrimin edhe të propozimeve nga qeveria dhe ministria e mjedisit të cilat të votohen të enjten në parlament. Në komisionin e veprimtarisë prodhuese ku u miratuan ndryshimet, ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro garantoi se propozimet e qeverisë janë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian duke rritur njëkohësisht edhe aktivitetin ekonomik të këtyre zonave.

“Propozimet e ministrisë dhe qeverisë janë në përputhje me direktivat Europiane. Duke përcaktuar qartë zonat ku mund të ndërhyhet me nevojën për zhvillim të komuniteteve, orientuar nga turizmi, agroturizmi, në zona që përveç ndërhyrjes miqësore me mjedisin mund të ofrohen struktura qe garantojnë cilësinë më të lartë të mikpritjes, duke shmangur turizmin masiv dhe abuzimin me territorin, këto na ndihmojnë të shkojmë drejt turizmit elitar por edhe promovojmë më mirë territoret në fjalë. Angazhohemi të punojmë për një ekuiliber të qartë mes natyrës dhe aktivitetit njerëzor dhe për të mbrojtur pasuritë tona”, tha Kumbaro.

Menaxhimi i zonave të mbrojtura do të jetë nën administrimin e qeverisë, ndërsa deputeti nismëtar Fadil Nasufi, shpjegoi se bashkitë do të mund të rrisin aktivitetin e tyre ekonomik.

“Menaxhimi i zonave të mbrojtura do të jetë nga qeveria, ndërsa bashkitë do të kenë përfitime nga t ardhurat nga marrëveshjet e ndryshime si për kullotat apo paketa turistike dhe zhvillimi i zonës”.

Por skeptik ndaj këtyre ndryshimeve ishte deputeti socialist Pandeli Majko, i cili kërkoi që qeveria të japë më shumë shpjegime, pasi sipas tij ndryshimet janë të rëndësishme që lidhen me politikat qeverisëse të një mazhorance.

“Duhet të shprehen në mënyrë shteruese përfaqësuesit e strukturave shtetërore lidhur me këtë çështje, është propozim politikëbërës, kjo është një e drejtë ekskluzive e qeverisë dhe sigurisht nuk e përjashton të drejtën e deputetëve. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi ndërhyrjet që janë bërë në këtë ligj, duket sikur jemi në rolin e Ponc Pilatit, po bëjmë punën e dikujt që nuk donte të dilte të thoshte që ky është propozimi. Ata e kanë për detyrë që të kishin sjellë këto ndryshime në qeveri, të mos prisnin sa të shkonte situata deri aty sa të kishte ndërhyrje nga grup deputetësh”.

Brenda 18 muajve nga hyrja ne fuqi, Këshilli i Ministrave dhe ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura miraton aktet e nevojshme për shpalljen e zonave të mbrojtura sipas ndryshimeve të bëra së fundi.

(Kliko për të parë dokumentin e plotë)

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/02/2024 01:18

    Duket qe do t'i drejtohemi prape org.nderkombetare per te shpetuar zonat e mbrojtura, sic ju drejtuam UNESCO-s per Butrintin! Maskarenjte,matrapazet,oligarket,investitoret strategjike,dallaveraxhinjte dhe gjithe lukunia e ujqerve te pangopur per para e kane mberthyer me kthetrat e tyre kete vend e kete shtet prej gryke dhe po e mbysin cdo dite me ngadale.Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar