Një grup që ndihmon qytetarë shqiptarë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme është goditur pas hetimeve të nisura në vitin 2023. Pjesë e grupit ishin edhe dy policë të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, të cilët i kalonin shqiptarët me dokumente false dhe pa i regjistruar në TIMS. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për organizatorin Luc Melaj, 57 vjeç, dhe masën arrest shtëpie Tonin Melaj, 55 vjeç, dhe Bashkim Cokaj, 58 vjeç, me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.
Po ashtu, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest shtëpie për dy persona të tjetë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, Emanuel Melaj, 24 vjeç dhe Gezin Camaj, 49 vjeç. Ndaj të dyve rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ndërkohë, ndaj dy policëve rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa organizatori akuzohet për 4 vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Masat e lëshuara nga GJKKO janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit, ndërsa grupi kriminal është goditur pas hetimeve të SPAK dhe me partnerët amerikanë. Shqiptarët që kalonin me dokumente false dhe pa u regjistruar në sistemin TIMS kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.
Pas kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi 8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fishekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.
Masat e sigurisë
Arrest me burg
Luc Melaj, 57 vjeç
Arrest shtëpie Emanuel Melaj, 24 vjeç
Gezin Camaj, 49 vjeç
Tonin Melaj, 55 vjeç
Bashkim Cokaj, 58 vjeç
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
13.6%
-
Gafë
78.2%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
8 Janar, 19:17
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22
-
Imzot Giovani Peragine merr drejtimin e dioqezës së Shkodrës
8 Janar, 17:58
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, pas 1 viti pezullim, GJKKO nis gjykimin në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e kompleksit 'Golden'
8 Janar, 14:42
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibeajn dhe rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, njëri nga vëllezërit pranon krimin: Unë e bëra, kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i ka prishur dy martesa
8 Janar, 13:02
-
Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë
8 Janar, 12:25
-
Shkodër/ Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 56-vjeçari në fshatin Vrakë (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 08:58
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
Gërmoni gërmoni! se gjeni shum më tepër policë të inkriminuar,që janë bo me vila me një rrogë 55000 lekave të policit! Është Murriqani njësoja si këto të Hanit-Hotit,që gjdo kalim e ka koston 50€ kalimi,pa përmendur krimet të tjera që bojnë me emigrantët që vijnë për pushime.
PërgjigjuPo $hef Tani prap i paperlyer?
PërgjigjuPo pse pune per spak eshte kjo?!!!! Kjo edhe per prok Shkoder eshte pune e vogel! Paska prishur boten keta te arrestuarit! Po thuaj kur je republike bananesh banane do shesesh! Ketu presim te na lirojne nga politka e shitur dhe e korruptuar keta nxjerrin dy te mjere si arritje e madhe!
PërgjigjuMos e harroni Lulash gurraj me gruan e tij Lula gurraj me familjen e saj