Kalonte emigrantët pa kontroll në doganë kundrejt pagesës, arrestohet sekseri 37-vjeçar

Kalonte emigrantët pa kontroll në doganë kundrejt pagesës, arrestohet sekseri 37-vjeçar

GJIROKASTËR- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në doganën e Kakavijës, pasi kalonte kundrejt pagesës emigrantët që kishin probleme me dokumentet. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se është arrestuar P. M..

Sekseri 37-vjeçar u kap në flagrancë teksa po tentonte të kalonte një vajzë me inicialet A. V., pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke kundrejt 150 euro. 

"Autori  prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës", bëjnë me dije uniformat blu.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/02/2020 20:32

    Akoma dhe pas 30 vjeteve kalojne kufirin nga mali si në 1990?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja