Kaltrina Selimi beson
në dashurinë në distancë

Kaltrina Selimi beson <br />në dashurinë në distancë
Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi është shprehur se ndonëse i duhet të udhëtojë shpesh larg bashkëshortit të saj, ky fakt nuk ka cënuar lidhjen e tyre.

“Është e vërtetë që ne kemi bashkëjetuar për një kohë të gjatë, mirëpo puna që kemi të dy nuk po na lejon të jemi bashkë.

Dritoni ka punën e tij në Londër ndërsa unë kam punën time të këngës këtu në Kosovë dhe këto angazhime po na ndajnë.

Por sidoqoftë lidhja jonë edhe në largësi vazhdon të jetë shumë e fortë.

Ne bëjmë udhëtime të shpeshta Kosovë – Londër dhe çdo pushim që kemi mundohemi ta kalojmë bashkë qoftë unë te ai apo Dritoni te unë.

E rëndësishme është që ne tashmë kemi lidhur kurorën e dashurisë dhe dashuria jonë vazhdon të jetë e madhe edhe larg”,-ka thënë Selimi për mediat kosovare.

Kaltrina Selimi është nga këngëtaret më të preferuara si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)