Kaluan mallra kontrabandë në Kapshticë, arrestohen dy doganierë dhe dy 'pronarët' e produkteve

Kaluan mallra kontrabandë në Kapshticë, arrestohen dy doganierë dhe dy 'pronarët' e produkteve

Mallrat e sekusetruara nga policia

Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 persona të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash. Dy prej të arrestuarve janë doganier në pikën kufitare Kapshticë. Konkretisht ata janë: E.M, 39 vjeç, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës) banues në Korçë dhe L.M, 32 vjeç, banues në Pogradec, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës).

Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë janë A.K, 40 vjeç, A.B, 54 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të dy të arrestuarëve A.K., dhe A.B., iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan. Më pas pas hetimit u bë edhe ndalimi i dy doganierëve. Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Ndërkohë të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Kujtojmë se para dy ditësh dy doganierë të tjerë u ndaluan në pikën kufitare të Morinës pasi ndihmuan një kamion me materiale ndërtimi të kalonte pa detyrimet e nevojshme doganore.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?