Kryetari Kuvendit Ilir Meta, ka prezantuar gjatë një takimi elektoral me banorë të Kamzës, projektin “Kamza jonë”, ndërsa ka kërkuar mbështetjen për kandidatin e të majtëve në këtë zonë Safet Gjici.
Sipas Metës ky do të jetë një projekt transparent në mënyrë që të gjithë qytetarët në Kamëz dhe në Paskuqan të dinë kontributin që ata japin për buxhetin e bashkisë, kontributin që i jep qeveria, kontributin që i japin donatorët, kontributin që i japin bizneset që funksionojnë në këto territore dhe njëkohësisht të njihen me mënyrën se si këto të ardhura dhe këto kontribute shpenzohen dhe investohen në dobi të komunitetit.
Duke shprehur mbështetjen e qeverisë për Kamzën, Lideri i LSI-së theksoi se Kamza i ka të gjitha mundësitë të bëhet një model i integrimit shoqëror dhe i emancipimit shoqëror.
“Mbështetja jonë, e Qeverisë, e Parlamentit, e mazhorancës do të jetë e jashtëzakonshme për të gjitha projektet e Kamzës në infrastrukturë. Në mënyrë të veçantë për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve. Dhe për këtë qeveria shqiptare ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me KFË-në e Gjermanisë dhe ky është një projekt që do të realizohet, sepse është vullneti i qeverisë shqiptare, por do të jetë edhe bashkëpunimi i kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, z. Safet Gjici”, tha Meta.
Meta kërkoi që ti jepet fund mënyrës aktuale të drejtimit të Bashkisë së Kamzës duke e lënë atë me investime skandaloze dhe me infrastrukturë të dobët.
“Unë kam besim të plotë se Safet Gjici është njeriu i duhur. Është në drejtimin e duhur dhe di të ecë shumë shpejt. Është një njeri i cili ka një eksperiencë të shkëlqyer menaxhimi, administrimi, shumë i suksesshëm. Është një njeri i cili ka mentalitetin e kampionit. Pra, që dëshiron të arrijë majat e suksesit dhe këtë e provoi edhe me ekipin e Kukësit që e mori nga hiçi dhe e çoi edhe në Kupat e Europës. Ka frymën e ekipit dhe të bashkëpunimit Por unë besoj shumë se edhe fakti që ai vendosi të kandidojë këtu, është rezultat i një vendimmarrje shumë të pjekur dhe të studiuar, duke patur në radhë të parë besimin e tij te resurset që ka ky komunitet i jashtëzakonshëm”, -theksoi Meta

/Shqiptarja.com

VIDEO