TIRANE - Kjo është një nga ato historitë, ku sado të ngresh zërin, ajo bie në vesh të shurdhër. E ketë herë është bashkia Kamëz ajo e cila nuk dëgjon zërin e shqetësimet e banorëve të vetë.
Banorët tregojnë për rrezikun që i kanoset jetës së tyre çdo ditë. Edhe pse janë ankuar pranë Bashkisë Kamëz, kjo e fundit u ka deklaruar se nuk ka asnjë përgjegjësi.
Edhe banesat përreth kësaj rruge rrezikojnë të demtohen jo vetëm nga shembja e rrugës, por edhe të përmbyten nga çarja e tubacioneve që janë nën rrugë.
E kontaktuar nga A1 Report, Bashkia e Kamzës ka deklaruar se "Rruga e Arbërit është një rrugë inter-rajonale e ndërtuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Por edhe pse kjo rrugë është nën juridiksionin e kësaj bashkie, kjo e fundit deklaron se nuk ka fonde për t’a mirëmbajtur dhe rindërtuar sërish rrugën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO