KAMEZ- Ditën e sotme, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), është mbajtur një takim përurues për projektin e përbashkët përbashkët amerikano-slloven mbi ndërtimin e një Qendre Arsimimi dhe Trajnimi Profesional për studentët e veterinarisë.
Ky projekt do të zbatohet nga USAID ndërsa Qendra Sllovene për Bashkëpunim për Zhvillim Ndërkombëtar dhe UBT nënshkruan një marrëveshje partneriteti. Gjatë ceremonisë morën pjesë dhe mbajtën fjalën i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Henry Jardine, Ambasadori i Sllovenisë Bojan Bertoncelj, dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti.
Projekti do të kushtojë në total 600,000 euro dhe pritet që Qendra të përfundojë dhe të vihet në funksion në verën e vitit 2016. Më në detaj ky projekt parashikon ngritjen e një ndërtese të re pranë UBT, që do të ketë të gjitha pajisjet e nevojshme për të mundësuar trajnim praktik dhe shërbime laboratorike për veterinerët dhe studentët e veterinarisë. Në brendësi të saj parashikohet dhe se do të ketë kapacitetet për të kryer analiza të cilësisë dhe të sigurisë së ushqimit.
Sipas iniciatorëve të projektit kjo qendër do të jetë një kontribuese e rëndësishme për rritjen e ekselencës dhe për nxitjen e punësimit në sektorin bujqësor në Shqipëri, dhe, në të ardhmen edhe në Europën Juglindore.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com