‘Kam marrë 150 mijë euro’ / Prokurori kontrovers Emror Kasaj nesër para Vettingut, liroi Mihasin që u vra në Astir, mbylli në konvikt një kryefamiljar të huaj 

‘Kam marrë 150 mijë euro’ / Prokurori kontrovers Emror Kasaj nesër para Vettingut, liroi Mihasin që u vra në Astir, mbylli në konvikt një kryefamiljar të huaj 

Prokurori Emror Kasaj

Prokurori kontrovers i Gjirokastrës Emror Kasaj do të paraqitet nesër në Komisionin e Vettingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit ndaj tij, për veprimtarinë profesionale, pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Verifikimi për prokurorin Kasaj ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. Kasaj është një emër i lakuar në drejtësi për vendimmarrje të diskutueshme. Në korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij Armando Dumani, në 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit në Tiranë.

Mihasi ishte arrestuar në 22 janar 2019, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në Tepelenë të Elton Çiçës, duke i dhunuar rëndë dy prindërit e tij. Pas lirimit në 2019, në mars të vitit 2021, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Mihasit, kërkesë e cila u refuzuar nga gjykata, e cila urdhëroi thellimin e hetimeve.

Në tetor të vitit 2021, Prokurori Emror Kasaj arrestoi dhe më pas mbylli në një konvikt një kryefamiljar italian në Gjirokastër, pasi sipas tij kishte marrë një rulo me qera dhe kërkonte që ta shiste në Shqipëri. Katër fëmijë të mitur dhe bashkëshortja e italianit qëndruan më shumë se sa një muaj në rrugët e Gjirokastrës. Gjykata e Apelit e gjeti të pabazë arrestimin dhe i hoqi masën e arrestit shtëpiak shtetasit italian.

Emror Kasaj është i njohur edhe për një qëndrim sfidues dhe arrogant ndaj gazetarëve, kur e pyetën nëse ishte shkelje etike që lëvizje në makinë bashkë me gjyqtaren Suela Dashi, e cila pasi zbriste nga makina me prokurorin, shqyrtonte kërkesa e tij në sallën e gjyqit. Kur gazetarët e kanë pyetur se pse nuk kishte hetuar një anëtar të një grupi droge, prokurori Kasaj është shprehur me ironi se nuk kishte marrë 10 mijë euro, por 150 mijë euro. Prokurori Emror Kasaj është lakuar edhe për pasuri të dyshimta në Tiranë, për të cilat gjithsesi pritet të shprehet nesër Komisioni i Vetingut, duke iu referuar dosjes me gjetjet gjatë verifikimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 16/03/2022 21:33

    Ende ne detyre eshte ky? Sikur ishte nen hetim per pastrim parash. Ku eshte Inspektori i Larte i Drejtesise? Po KLP? Cfare faktesh donin me shume se ato qe u pubkikuan? Po SPAK? Apo Spak eshte kaps si gjithmone? E frikshme drejtesia e sotme ne shqiperi me te tille njerez si ky Kasaj ose El Cico qe i thone.

    Përgjigju
  • Liku: 16/03/2022 20:32

    Prokuror i emisjonit stop qe e ka nxjerre me ze dhe figure

    Përgjigju
  • londi: 16/03/2022 18:58

    VETEM emrin i shikoni dhe e kuptoni qe ky plehre as ne komunale nuk mund te punesohej.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave