‘Kam më shumë b*le se disa burra që kam njohur’, Dea Mishel jep mesazhin e forte për të gjitha vajzat

‘Kam më shumë b*le se disa burra që kam njohur’, Dea Mishel jep mesazhin e forte për të gjitha vajzat

Dea Mishel Hoxha

“Jam lodhur duke parë vajza shumë të forta, që e zvogëlojnë veten për t’u përshtatur dhe për t’u pëlqyer”, kwshtu ka zgjedhur tw shprehw mendimin e saj, mbi vajzat qw paragjykohen nw shoqwirinw tonw Dea Mishel.

Ish-banorja e BBV ka dhënë një mesazh shumë të fortë me anë të një postimi në Instagram ku flet për veten dhe për të gjitha vajzat që gjykohen në shoqërinë tonë.

Ajo shkruan se në jetë e ka arritur çdo gjë vetë, por sërish është përballur me paragjykime se prapa arritjeve të saj fshihet një mashkull dhe kjo nuk është aspak e vërtetë.

Dea shprehet se ka zgjedhur të jetë një vajzë e lirë, e pathyeshme dhe që të gjitha mundësitë po ja krijon vetë vetes.

Postimi i plotë i Deas:

“Është e çuditshme se si që nga 1400 vazhdojmë t’i quajmë gratë e forta, kërkuese, të vendosura, ‘shtriga’. Sikur mundësia e një gruaje për të arritur qëllimet e saj të krijohej vetëm nëse ndihmohej nga e mbinatyrshmja. Duhet të kesh bërë një pakt me djallin, se s’mund të jesh kaq e pathyeshme. Një mashkull përballë teje mund të gabojë, po ‘s’ka gjë se është i mirë nëse e njeh’, ose ‘i falet se ishte nervoz’, ndërsa kur një grua gabon, është k*rvë, shtrigë, e ligë. Ndërkohë, ti si grua shkon në ferr se ke një mendim tëndin ose se ke krehur flokët keq një ditë.

Ndjej që gjatë gjithë karrierës time gabimet e mia janë parë me lupë, ndërsa arritjet e mia janë pickuar për t’u shpërbërë deri në asgjë, nga duar manjakësh që s’duan të pranojnë që një vajzë ‘bionde’ mund të krijojë diçka. Për 9 vite, zgjohem çdo ditë dhe punoj shumë. E kam bërë çdo gjë vetë, çdo ditë të jetës sime, vetëm. Çfarë kam dëgjuar ka qenë ‘jo ka babin’, ‘dyshohet për një lidhje’. Është gjithmonë një mashkull imagjinar. Dhe vërtet është gjithmonë një mashkull për të të prishur punë. Një mashkull që të merr punën, ose ia jep vendin e punës asaj me të cilën bën seks, një mashkull që futet mik për të vënë gruan në vendin e punës që meritoje ti, një mashkull që gjithsesi nuk gjykohet kurrë. Ju se imagjinoni dot sa herë kam qarë në dhomën time sepse s’kam marrë atë që meritoja, prej një burri. Në të vërtetë, kushdo që më ka ndihmuar në jetën time ka qenë grua, rrallë herë një burrë më ka hapur rrugë.

Jam lodhur duke parë vajza shumë të forta, që e zvogëlojnë veten për t’u përshtatur dhe për t’u pëlqyer. Dhe unë lodhem, dhe them për çfarë po e bëj këtë? Dua që një ditë të zgjohem burrë. Kërkoj shumë. Dua shumë dhe dua ta arrij të gjithën vetë. Kam më shumë b*le se më shumë burra që kam njohur dhe mbase po të isha burrë, mund të më lavdëronin për këtë. Por jam vajzë, jam e pacipë, ‘si guxoi ajo shtriga’. Pastaj kujtohem, ka vajza të tjera si unë. Si unë kur isha 18 vjeç dhe fillova dhe s’dija ku po shkoja me jetën time. Kisha vetëm një ëndërr dhe çdo njeri kundër. Si unë kur s’bëj dot kompromise. Si unë që s’bëhem dot hija e një burri për të ecur para. Si unë që kam dëgjuar çdo lloj ofendimi të ndyrë dhe vazhdoj me veten, sepse është e vetmja gjë që kam, që më ka mbajtur, që më ka ndihmuar të eci para. Si unë që qaj shumë, po nuk injoroj asnjë lloj loti. Si unë që më duket se duhet të punoj 10 herë më shumë për të arritur diçka të thjeshtë. Si unë që s’kam bërë akoma çerekun e asaj që ëndërroj. Por, që në fund arrij ta llastoj veten. Si unë që krijoj mundësi për veten më shumë se ç’do bënte ndonjëherë ndonjë burrë për mua. Si unë që s’kam nevojë për asnjë. Si unë që në fund të ditës, jam përsëri e bukur. Se kështu vendos unë. Sepse unë jam e lirë, e pathyeshme, krijuese, ‘shtrigë’!

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grupi: 01/09/2023 11:14

    Nje pyetje kam seriozosht: Ćfare pune ben kjo femer? Si e ka mbiemrin e vertete? Çfare arritjesh paska kaq te medha qe vetem me fjalen b*le i kushtoni nje artikull?

    Përgjigju
  • Kristi: 01/09/2023 10:26

    Ti kujto se do te gjesh kudo gomer si Amos,që tall pi*kën si të duash! Jo mi goc,të flas dikush qe nuk njihet hajde de,por ti që e tregove qarte ne BB,se gjerat fitohen ose me pi’çkë,ose me ftohtesine e nepērkës,që nxirrte koken poshte gurit duke kafshuar e lëshuar ‘helmin’ sa here e lipte nevoja per te ‘eliminu’ kundershtaret. Kjo je ti,keshtu vepron dhe ne jete dhe kete se luan as topi dhe more më shumë se ç’te takonte pjkerisht se i tille eshte ambienti,ku ca si ty jo vetem mbijetojne ,por marrin dhe trofe.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 01/09/2023 10:24

    "Kam më shumë b*le se më shumë burra që kam njohur dhe mbase po të isha burrë"... thote zonja. Une jame burre dhe e garantoj zonjen se burrin nuk e bejne as b*let dhe as komshia e b*leve, por gjera te tjera (qe sot konsiderohen si llafe, si anti-vlera, si "alla vecchia" por personalisht te ashtuquajturat e kohes moderne anti-vlera si karakteri, forca, durimi, perpjekja pa fund, etj. me rinojne [edhe pse jam i ri ne moshe...me rinojne shpirtin], me japin force, per mua jane vlera te medha ne metaforizim te b*leve qe permend zonja). E dyta, ke folur sakte, por prape me b*let merresh, qe natyrisht dhe fiziologjikisht formojne anatomine e nje burri. Me gjithe respektin dhe rendesine per goglat, komshine e goglave apo pjeshkave, ngritja e tyre ne piedestal duke sakrifikuar gjithcka tjeter te bukur qe te jep kjo jete, eshte dem i madh, shkaterrim per kete brezin e ri dhe "modern" qe e ka futur koken, si struci, vetem ne b*le dhe pjeshka (virtuale apo reale qofshin).

    Përgjigju
  • Llogaritari: 01/09/2023 09:29

    Si puna gomarit, me teper bile se tru.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë