Opozita pas vulës, Duka në 'Repolitix': Sistemi i padrejtë, më detyron të futem te koalicioni i Berishës! Ish-sekretari i PD: S'jam më në atë parti, u divorcuam

Vula e Partisë Demokratike në duart e Berishës ka sjellë disa pikëpyetje në lidhje me fatin e opozitës. Jo vetëm kaq por rikonfirmimi i Berishës në krye të opozitës ka sjellë dhe dyzimin se çdo të bëjnë partitë e tjera të vogla në opozitë. Në 'Repolitix' në Report Tv, u diskutua fati i PD dhe opozitës pas vendimit të vulës.

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani shprehet për Denis Mingën, se Rama është gjithnjë fitues prej sistemit të padrejtë zgjedhor, pasi në 8 vite Rama dhe PS nuk kanë kaluar 48% të votave.

'Edi Rama kampioni i madh i zgjedhjeve, ka 8 vjet që nuk e kalon 50%. Ka 48%. Sistemi zgjedhor nuk është e dorës së dytë. Me një tjetër formulë, do ishte o në opozitë ose në koalicion. E ka bërë sistemin që ai merr 5 apo 6 mandate që nuk i takon. Sistemi zgjedhor është dizenjuar për ti dhënë avantazh partisë më të madhe. Është dizenjuar nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Për të lënë jashtë çdo konkurrent me lista të mbyllura dhe kundërshtarë të jashtëm. Ky gjigandi i madh nuk ka guxim të konkurrojë me një sistem tjetër. ka bërë 52%, e ka penguar zotëria në mënyrë të  njëanshme koalicionet. Ka ndarë rajonet në mënyrë artificiale. Një mandat që duhet të kishte marrë Nisma Thurje në 2021, i ka shkuar Ramës. Koalicionet i ka hequr me ligj', tha Shabani.

Ai shton se sistemi mund të bëjë që ai dhe Berisha të kandidojnë në të njëjtën listë. Në këtë mënyrë firorjnë një shumicë votash.

'Imagjino të futet në një listë unë e Sali Berisha, a dal deputetë. Qytetari që nuk do të shohi as Sali Berishën as Ilir Metën as Edi Ramën. Ia ka heq të drejtën. I ka thënë futi tek xhepi i njërit prej tyre. Të bëjë një sistem të drejtë për qytetarin e zakonshëm', shton Shabani.

Deputeti Agron Duka thekson se Rama i do për vete tepsinë dhe timonin, duke mbyllur çdo rrugë për të rinjtë në politikë dhe partitë e reja.

'Kam një tufë komunistësh që më votojnë. Aty tek sqetlla e Berishës të jesh i sigurt që asfiksohen. Me siglën time kam identitetin tim. Jam para një fakti, ose të bëjë Pazar me Berishën, të hyj te sqetulla ose të bëj harakiri të dalë në vete. Edhe këta që vijnë me ide të reja, e kanë shumë të vështirë të hyjnë më vete. I kanë marrë frymën, nuk i lejnë. Si ka mundësi 4 mandate? Lëji Shqipërisë diçka. Leja mër burrë. Kaq shumë je i dashurum me pushtetin. I do vetëm, tepsinë vetëm, timonin vetëm. Mundet me sistemin e drejtë. Nuk e di aty brenda llojit, si nuk ka mundësi të mos flasi', thotë Duka.

Avokati pranë grupimit të Lulzim Bashës, Rezart Kthupi thekson se dje ndodhi divorci përfundimtar me Rithemelimin e Berishës.

'Militoj në një pjesë që nuk është pjesë e partisë demokratike. Unë nuk kam kryetar Sali Berishën. Dje në kryesi ka pasur diskutime të gjata. Ky grupimi që mëtonte të mbante vulën e PD, ti jepte një fije shprese ka një identitet të ndryshëm me ata që mbajnë vulën. Dje u divorcuam. Nuk na bashkon më asgjë. Kemi qëndrim të qartë pro atlantik, pro SPAK, pro SHBA. Deputetët në varësi të vullnetit të tyre do vendosin nëse do vazhdojnë të jenë pjesë e atij grupi.'

Shabani vijoi më tej duke thënë se partitë e reja nuk duhet të jenë të copëzuara, pasi me këtë sistem dëmtojnë njëri-tjetrin. Ai hedh idenë e bashkimit me Lapajn dhe Qorin.

'Këtu duhet ravijëzuar një front përballë së vjetrës. Copëzimi nuk na shërben. Ne të tre, si Adriatiku, Arlindi unë e Pano me Edlirën kemi vite që jemi pjesë e shoqërisë civile. Unë e shoh që të formojmë një front të përbashkët. Ti imponohemi establishmentit të vjetër. Nëse ne e zbresim Ramën nën 70 mandate, ne imponojmë parlamenti të votoj një qeveri që nuk e ka Ramën kryeministër. Të reformohet sistemi zgjedhor, të përmbyset sistemi taksimit. Duhet të jemi në parlament dhe të zbresim nën 70 mandate. Besoj se të rinjtë do jenë në parlament dhe në zgjedhjet e ardhshme askush nuk merr 70 mandate. Ata do zgjedhin të bëhen bashkë, dhe nga ana tjetër do jetë pala tjetër.'

Ibsen Elezi iu kthye Endri Shabanit duke i bërë thirrje lëvizjes së tij dhe të tjerëve të jenë më agresivë në politikë, pasi duhet rezistencë.

'Duhet të jenë agresiv në rregullat e lojës. Beteja e tyre duhet të jetë e ashpër. Nëse e humbin këtë betejë nuk ka besim tek opinioni. Duhet luftë politikë. Të jenë agresiv çdo ditë. Kjo është ajo që u jep besueshmëri atyre. Jam te PD, kam dy muaj që kërkoj fraksion. Nëse nuk luftohet këtë radhë dhe nuk ka kompromis këtë rradhë. PD po shkon tek listat e mbyllura. PS bëhet me PD, gjithë partitë e tjera duhet të luftojë shumë'.

Sakaq, Shabani shton se PD-ja është në fund të ciklit të saj dhe në vendet e tjera të bllokut të Lindjes nuk bëhet fjalë të gjesh politikanë të kohës së Berishës.

'PD është në fund të ciklit të vetë. Ajo që ka ndodhur në vendet e tjera të bllokut. Nuk bëhet fjalë të ketë politikanë të kohës së Berishës. Është fundi i ciklit. Ka mjaftueshëm votues që do çojnë në parlament në shumë vota. Por besoj se asnjë parti nuk merr mbi 70 mandate.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por jo unë si deputet

Deputeti dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi në ‘Repoltix’ mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e vitit 2025, nuk do të kandidojë si deputet, por forca e tij politike do futet në garë.

Me këtë kod zgjedhor por të bashkohet PAA me Bashën është e vështirë të prodhojmë mandat. Duhet të bashkohem me grupin e madh PD. Të dal vetëm këtë mundësi ma heq Rama. Në parlament nuk kam më nerv të shkoj. Nuk do kandidoj. E kam thënë 20 herë. Me lista të hapura të gjej 1000 kandidatë. Kauzën e kam, njerëz do shkojnë më shumë me energji më shumë.

Ora 22:29
Ibsen Elezi këshillë Shabanit: Duhet të jeni më agresiv, luftë politike! Agron Duka: Lërini studiot, nuk duhet t'ju zërë këmba në tokë

Ibsen Elezi në Repolitix u shpreh se partitë e reja duhet të jenë më agresiv në aksionin e tyre politik

'Duhet të jenë agresiv në rregullat e lojës. Beteja e tyre duhet të jetë e ashpër. Nëse e humbin këtë betejë nuk ka besim tek opinioni. Duhet luftë politikë. Të jenë agresiv çdo ditë. Kjo është ajo që u jep besueshmëri atyre. Jam te PD, kam dy muaj që kërkoj fraksion. Nëse nuk luftohet këtë radhë dhe nuk ka kompromis këtë rradhë. PD po shkon tek listat e mbyllura. PS bëhet me PD, gjithë partitë e tjera duhet të luftojë shumë.'

Ndërsa Agron Duke shton se të rinjtë si Lapaj, Qori dhe Shabani duhet të bashkohen me revoltë kundër këtij kodi zgjedhor.

'Duhet të bashkoheni bashkë ju të rinjtë. Nuk duhet t’ju zërë këmba dhe jo të vini në studio. Juve të rinjtë duhet revoltë. Çdo me thënë ti nënshtrohesh këtij kodi zgjedhor. Duhet bashkuar, edhe ai Lapaj, nuk do bëni gjë nëse nuk e ktheni kauzë.'

Ora 22:00
'Duhet front i përbashkët me Lapajn dhe Qorin', Shabani në Repolitix: Përballë kemi 2008-ën e rilindur

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani shprehet se copëzimi i partive të reja nuk i shërben askujt. Ai hedh idenë që në zgjedhjet e 2025-ës të jetë një koalicion mes Nisma Thurje, Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit. Shabani shton se i duhet imponuar mazhorancës që të zbritet nën 70 mandate.

'Ka një gjë pozitive puna e vulës. Ka ndarë qartazi të vjetrën me të renë. Tani është e qartë, mendoj është ravijëzuar koalicioni Berisha-Rama. Po përpiqen të dominojnë me marrëveshje. Qartazi bashkë. Kanë bashkuar grupin parlamentar. PD-PS janë një grup parlamentar. Tani çdo bëjë pjesa tjetër e shoqërisë. Ça do ndodh me votuesit? Këtu duhet ravijëzuar një front përballë së vjetrës. Copëzimi nuk na shërben. Ne të tre, si Adriatiku, Arlindi unë e Pano me Edlirën kemi vite që jemi pjesë e shoqërisë civile. Unë e shoh që të formojmë një front të përbashkët. Ti imponohemi establishmentit të vjetër. Nëse ne e zbresim Ramën nën 70 mandate, ne imponojmë parlamenti të votoj një qeveri që nuk e ka Ramën kryeministër. Të reformohet sistemi zgjedhor, të përmbyset sistemi taksimit. Duhet të jemi në parlament dhe të zbresim nën 70 mandate. Besoj se të rinjtë do jenë në parlament dhe në zgjedhjet e ardhshme askush nuk merr 70 mandate. Ata do zgjedhin të bëhen bashkë, dhe nga ana tjetër do jetë pala tjetër. ne mund ta bëjmë këtë. Ne nuk mund të zëvendësojmë një parti që ka që në ’41. Ama dhe kjo partia tjetër ka 34 vite me struktura, me grupe kriminale. Duke qenë në parlament mund t’i imponohemi. Kjo është një 2008 e rilindur. Duhet parë sistemin zgjedhor. Kemi detyrimin të jemi funksional', shprehet Shabani.

Ora 21:38
'Nuk kam kryetar Sali Berishën', Rezart Kthupi: Dje u divorcuam

 

Avokati pranë grupimit të Lulzim Bashës, Rezart Kthupi shprehet se pa vendimit të vulës nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. 

Militoj në një pjesë që nuk është pjesë e partisë demokratike. Unë nuk kam kryetar Sali Berishën. Dje në kryesi ka pasur diskutime të gjata. Ky grupimi që mëtonte të mbante vulën e PD, ti jepte një fije shprese ka një identitet të ndryshëm me ata që mbajnë vulën. Dje u divorcuam. Nuk na bashkon më asgjë. Kemi qëndrim të qartë pro atlantik, pro SPAK, pro SHBA. Deputetët në varësi të vullnetit të tyre do vendosin nëse do vazhdojnë të jenë pjesë e atij grupi.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romi: 13/06/2024 18:13

    Ore perse i thonë këtyre DUKA I DROGES,si njeri dhe tjetri keta jane burra "te mire".

    Përgjigju
  • servet: 13/06/2024 09:21

    Sigurisht Duka i droges nuk ndahet nga NON GRATA kjo dihet sepse prishen pazaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë