Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi pretendojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën. Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin. Ndërkohë vete Breçani prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.
Avokatët e Breçanit, i cili akuzohet pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, bashkë me 11 persona të tjerë, 5 të arrestuar, kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.
Ndërkohë detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës.
SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal, përfshi dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
43.2%
-
Barazim
39.3%
-
Fiton Shqipëria
17.5%
Vota total: 183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK pyet për 2 orë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj
20 Mars, 12:05
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime
20 Mars, 11:49
-
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit! Lulzim Berisha mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni
20 Mars, 09:51
-
Paraqitet në SPAK sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj! S'dihen arsyet
20 Mars, 09:38
-
Skënder Minxhozi: Shpata e Dumanit dhe paralajmërimi i heshtur i Grenell
19 Mars, 19:55
-
'Shpirti' / GJKKO dënon me 10 vite burg dy anëtarë të grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës
19 Mars, 16:32
-
Kryeprokurori i Lezhës përballet me Dumanin në Vettingun e KPA! Kreu i SPAK kërkon shkarkimin dhe i rendit shkeljet Erjon Shehajt: S’ke bërë hetime të thelluara
19 Mars, 14:33
-
Shpërdoroi detyrën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 8 muaj burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës! I konvertohet në 1 vit e 4 muaj shërbim prove
19 Mars, 13:15
-
Iu sekuestruan celularët, gazetari Elton Qyno në Kushtetuese! Kërkon asgjësimin e materialeve që SPAK i mori nga telefonat
19 Mars, 11:56
-
Mesazhet me Bushkën, ish-kryetarja e KLGJ-së Llagami: Fabrikime imagjinare për ndikime në drejtësi! U shpërndanë në mënyrë anonime nga një person që më përndjek
19 Mars, 10:25
-
Çështja e Veliajt/ Biznesmeni Abule pyetet 3 orë e gjysmë në SPAK! Shoqërohet nga banesa me oficer policie
19 Mars, 10:15
-
Lorenc Vangjeli: Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës
18 Mars, 21:20
Na mbushe mendjen! Me kete lloj fiziku qe ke dhe fakti qe deri dje ishe kryepolic,pra ke kaluar provat fizike e shendetsore per te qene ne ate lloj detyre,me mire gjej nje justifikim tjeter me bindes.SPAKU dhe BKH duhet te jene te pranishem kur te ekzaminohet dhe identitet i mjekeve te mbahet sekret deri ne daljen e rezultateve qe avokatet e kesaj vemjeje te mos kene mundesi kontakti me ta.Me qe ra fjala si i kemi Fatos Tushen dhe ate Koken e disa te tjere,/vuajne/ me nga zemra e problemet e tjera,apo u sheruan tani?!
PërgjigjuPo ca zemre ky deri vone postonte larje ne lum ne dimer
PërgjigjuMose ja fute kote si derre je
PërgjigjuHe mer Loku, pse nuk kishe probleme me zemren e shendetin kur more milionat e pastrove leket e krimit? Apo tani qe po ha trongullin te fillun problemet me zemren e jo me by...?
PërgjigjuErzeno bo si te bosh, qetesohu se do mesohesh. Ke vrar njerez ti karallo. Djemt e tropojes?
PërgjigjuMashtrues i ndyre,ku kane zemer vrasesit.
PërgjigjuJa dhe nje kriminel.tjeter qe do fitoj lirine sepse esht semur...kjo esht drejtesia e kalbur
PërgjigjuTe gjithe probleme me zemren kane keta kur zihen ne çark. Ka probleme te shtrohet ne spitalin e burgut sa te qetesohet. Askush nuk i ka faj veç makuterise se tyre. Po pastroj para droge, po bashkepunoj me kriminelet por me dhemb zemra.
PërgjigjuTë kurohësh si gjith qytetaret e thjeshtë mo majdut drogagji i ndyrë.
Përgjigju