'Kam qenë në prag të vdekjes', Justin Bieber tregon detajet e errëta të jetës së tij

'Kam qenë në prag të vdekjes', Justin Bieber tregon detajet e errëta të jetës së tij

Justin Bieber

Justin Bieber ka rrëfyer së fundmi disa detaje të errëta të jetës së tij, përmes dokumentarit të tij në YouTube, “Season”.

Sipas CNN, në episodin e fundit, të titulluar “Dark season”, Bieber është shprehur hapur për përdorimin e lëndëve narkotike, duke thënë se ai ishte afër ‘vdekjes’.

Ai ka shkuar në qytetin e tij të lindjes në Stratford, Ontario, dhe zbuloi për të gjithë se drogën për herë të parë e ka filluar, kur ishte vetëm 12 ose 13 vjeç, duke u bërë i varur totalisht pas saj.

“Ishte thjesht një arratisje për mua. Unë isha i ri, si të gjithë në industri, apo në botë, që eksperimentojnë. Por përvoja ime ishte para kamerave dhe unë kisha një nivel të ndryshëm të ekspozimit.

Kam pasur shumë para dhe shumë gjëra, kështu që atëherë ti i ke të gjithë këta njerëz rreth teje që varen dhe duan gjëra, duke ditur që unë po jetoja këtë mënyrë jetese që ata gjithashtu donin të jetonin”, është shprehur këngëtari.

Ai u shpreh se vendosi të ndalej pasi ishte në prag të vdekjes.

 “Truproja vinte në dhomë natën për të kontrolluar pulsin. Njerëzit nuk e dinë sa serioze u bë. Ishte një çmenduri, një çmenduri”, ka thënë ai.

Bieber gjithashtu tha se ai ishte diagnostikuar në vitin 2019 me të dy sëmundje, një sëmundje virale dhe sëmundje Lyme.

Tani ai po përpiqet të kthehet në një vend të shëndetshëm për veten dhe familjen e tij.

“Unë kam abuzuar me trupin tim në të kaluarën dhe tani jam vetëm në procesin e rimëkëmbjes.

Jam i përkushtuar të përmirësohem sepse e di se në fund të fundit duke qenë më i miri do të më ndihmojë të jem burri më i mirë, babai më i mirë, një mik më i mirë.

 Dhe për të gjithë fansat që duan të shijojnë muzikën që unë nuk mund ta bëj nëse nuk jam i shëndetshëm dhe nuk kam qenë i shëndetshëm për një kohë të gjatë“, ka thënë Justin.

Ky ishte episodi i parë i serialit që zbuloi çështjet shëndetësore të Bieber.

Katër episodet e para e detajuan jetën me gruan e tij Hailey Baldwin dhe albumin e tij të ri, “Changes”, i cili do të publikohet në 14 shkurt.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen