Kam studiuar për kimi, por prej
18 vitesh i jam kushtuar parukerisë

Kam studiuar për kimi, por prej<br />18 vitesh i jam kushtuar parukerisë
Mimoza Reçi, punon prej afro dy dekadash si parukiere dhe estetiste. Por në të shkuarën e saj ajo ka studiuar për kimi, ka dhe disa vite punë në fushën e ekonomisë. Historinë e drejtimit të saj në fushën e parukerisë dhe estetikës dhe mbi eksperiencën e saj me të rejat në këtë profesion dhe integrimin e tyre na e rrëfen në këtë intervistë.
 
 
Znj. Mimoza,prej sa vitesh punoni në këtë profesion?
Punoj prej 18 në këtë fushë.
 
Si e keni nisur? Si ju lindi dëshira?
Që e re jam marrë me prerje flokësh, me krehje.  Në fakt kam pasur profesion tjetër, unë kam studiuar për kimi. Madje disa vite kam punuar edhe llogaritare, edhe punë të tjera të ndryshme. Më vonë vendosa të merrem me parukeri. 
 
Si e filluat? Bëtë ndonjë kurs?
Po. Kam bërë një kurs këtu në Tiranë, me profesionistë italo-shqiptarë. Kur e mbarova donin të më mbanin aty. Por që në fillimet e mia kam  menduar të hap një sallon timin dhe ashtu bëra sapo mbarova kursin hapa sallonin tim në Lezhë.
 
Si i kishit kushtet? Ishte e vështirë nëj sipërmarrje e tillë?
Për fatin tim të mirë shtëpinë e kam pasur në katin e parë. Morëm banesë në një kat më lart dhe katin e parë e ktheva në sallon. Aty kam punuar për shumë vite.
 
Kishte punë në atë kohë? Nxirrje mjaftueshëm fitime?
Po. Ishin vitet 1998-1999. Unë kam punuar në atë periudhë sepse gratë filluan të kujdeseshin për veten, të ndërgjegjësoheshin për rëndësinë e pamjes së tyre. Unë e them gjithmonë: Gra të shëmtuara nuk ka, por ka gra dembele, që nuk merren me veten e tyre. Çdo grua e ka një tipar të mirë dhe nëse e mban veten, pa e ekzagjeruar, e nxjerr në pah këtë tipar.
 
Guxonin femrat e asaj periudhe të eksperimentonin p.sh. me ngjyrat e flokëve?
Po, guxonin, me ngjyrat, me modelet. Qyteti im vërtet ka qenë një qytet i vogël, por shumë me kulturë. 
 
Pastaj erdhët në Tiranë, apo jo…
Po. Erdha këtu. Kam 13 vjet dhe që javën e parë që kam ardhur, unë kam punuar. 
 
Përveç pasionit që ju keni për këtë profesion, po ana financiare a është joshëse për ta vazhduar?
Me këtë profesion nuk bëhesh e pasur, por unë kam jetuar mire. Sigurisht jam lodhur shumë. Ka pasur raste, kur stiloja nuse, ngrihesha dhe në 2 të mëngjesit. Nuk vura pasuri, por kam jetuar mirë. Por këto 3 vitet e fundit ka rënë puna. Nga viti në vit ka rënë. Për mua shkaku është ana financiare dhe jo dëshira e femrave. Dhe kjo është e dukshme sepse femrat i kanë reduktuar shumë shërbimet ndaj vetes. Nëse dikur punonim nga mëngjesi deri në darkë, tani punojmë me ndërprerje gjatë ditës.
 
Me siguri që ju keni kaluar dhe shumë parukiere apo estetiste të reja si kursante. Si është përvoja me to?
Po, kam pasur shumë vajza të tilla si kursante. Nëse e do këtë profesion, bëhesh profesioniste e mirë. Por, si femër duhet ta kesh dëshirë një gjë të tillë, që të kurosh dhe veten. Pra kur i shërben dikujt tjetër duhet të jesh dhe vetë e kuruar. Një pjesë e vajzave kanë qenë të tilla, ndërsa një pjesë tjetër nuk e kanë ushtruar profesionin. Ndoshta i ka detyruar familja që të vinin në kurs thjeshtë sa për të marrë një profesion, por nuk e kanë dashur atë.
Ja, p.sh., kjo është Elona që ka 11 vjet që punon me mua. Ka qenë e shkëlqyer që ditëne  aprë që e kam marrë në punë.
 
 
Si u punësua Elona? Pse e zgjodhët pikërisht atë për ta punësuar në sallonin tuaj?
Unë Elonën e kam gjetur me anë të njoftimit në gazetë. Kisha një vajzë tjetër në atë kohë në punë, që ishte e zonja në profesion, por që i mungonte mirësjellja. Dhe kjo është një pjesë shumë e rëndësishme për mua.pas largimit të saj unë nxora një njoftim në gazetë. Në atë kohë u paraqitën tek unë rreth 12 vajza për t’u punësuar, por unë vendosa për Elonën sepse më pëlqeu paraqitja e saj, simpatike, vajzë e rregullt. E mora në provë dhe mënyra se si punonte më pëlqeu shumë. Kështu e punësova.
 
Po vajzat e reja që vijnë për të mësuar, a mendoni se mund të integrohen shpejt? A ndryshon shumë brezi juaj me brezin e ri të tanishëm?
Dembelizmi sundon sot. Nuk thuhet “po shkoj në punë”, në punë shkohet për të punuar. Njeriu kur shkon në punë duhet të punojë dhe gjithashtu ambientin duhet ta mbajë të pastër. Por nëj pjesë e mirë e vajzave të reja nuk duan kështu. Nuk përshtaten me punën. Për mua janë dembele. Nuk them se janë të gjitha kështu, por…
 
Ju vetë, keni fëmijë?
Po, kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
 
Kur keni planifikua rtë ardhmene  tyre, kemi menduar shkollimin e lartë apo shkollimin professional?
Të jem realiste unë kam menduar gjithmonë që ta të mbarojnë një universitet. Më tej nëse do të krijohej mundësia për ndonjë biznes familjar, do të ishte një gjë e mirë. Përshembull djali ka mbaruar studimet universitare për laborant dentar.
 
Po për nënat, fëmijët e të cilave nuk shkëlqejnë në mësime, çfarë këshillash jepni?
Nëse kanë vajza, ky profesion, megjithëse është i lodhshëm, është edhe i bukur. Është i lodhshëm se duhet të bësh prerje, krehje, stilime, make up, punë estetike si depilime etj, por është art, është profesion i bukur dhe sjell edhe të ardhura të kënaqshme.
 
 
Elona sa vjeçe jeni dhe kur keni nisur ta ushtroni prefesionin?
Jam 29 vjeç. Punë kam filluar që në moshën 18-vjeç. Këtu kam 11 vjet punë. Por kisha punuar dhe më përpara.
 
 
Po ju si e keni nisur këtë profesion Elona?
Më ka pëlqyer si profesion që kur isha fëmijë dhe kisha shumë dëshirë që ta ushtroja. Këtë profesion duhet ta duash, ndryshe nuk e bën dot. Kursin e kam nisur që kur isha në shkollë 8-vjeçare.
 
Si mendoni, çfarë është thelbësore për këtë profesion, që duhet ta kesh patjetër për të pasur sukses, përveç pasionit?
Të jesh e edukuar, e duruar dhe me vullnet e dëshirë për punë.
 
Nëse do t’ju krijohej një mundësi tjetër, do ta ndryshonit profesionin?
Ndihem shumë mirë me këtë profesion. Nuk besëoj se nëj ditë do të bëj diçka tjetër.
 
 Redaksia online
a.n shqiptarja.com.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut