“Kam tentuar të vras veten”, Kastro Zizo rrëfen varësinë  e tij ndaj alkolit

“Kam tentuar të vras veten”, Kastro Zizo rrëfen varësinë  e tij ndaj alkolit

Këngëtari Kastro Zizo

Këngëtari shqiptar ka folur për herë të parë për periudhën më të errët të jetës së tij. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kastro Zizo tregoi se ka qenë një periudhë në jetën e tij kur konsumonte alkol jashtë mase saqë i jepte mendime të arrëta.

"Më jepte mendime të errëta, kam menduar për vetëvrasjen. Kam hyrë në javën e tretë të një qartësie të madhe. E gjykoj veten në mënyrën më të madhe të mundshme, kam humbur një pjesë të madhe të situatave më të rëndësishme të jetës time, armiku im më i madh është alkooli. Nuk pi më asgjë, kam kaq shumë ditë qe qesh pa pirë.

Kam filluar vrapin, palestrën do e filloj të hënën. Iku një kapitull shumë i madh i alkoolit dhe derivateve që më shkaktonte në jetën time dhe të personave që më rrethonin.
Ja dola, ndihem një njeri i kthjellët, i freskët, mendoj se bota është aty që unë ta pushtoj dhe do ta pushtoj, i lumtur që dola nga disa tunele që as armikut nuk do t’ja uroj,
"- është shprehur Kastro teksa tregon se prej disa javësh ka hequr dorë nga çdo substancë e mundshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen