Kamarieri që shoqëronte Enver Hoxhën në Drilon: Kur fliste Enveri, skuqeshim të gjithë

Kamarieri që shoqëronte Enver Hoxhën në Drilon: Kur fliste Enveri, skuqeshim të gjithë

Enver Hoxha

Kushdo që ka kaluar të paktën njëherë në Triport, Vlorë, është njohur nga afër me restorant Vangjelin. Aty punon e gjithë familja e Vangjel Kamberajt, i njohur si nartioti.

“Kështu më thërriste Enver Hoxha, kur peshkonte në Drilon dhe unë isha kamarier, tregon për vitin e largët kur pas shkolle punoi disa vite në shtëpitë e pushimit ku shkonte Hoxha, Pogradec e Vlorë.

Për Dritare Tv, zoti Vangjel tregon disa nga momentet kur e ka shoqëruar Enver Hoxhën gjatë pushimeve kur largohej për kamp, dhe i pëlqente të peshkonte në liqenin e Pogradecit.

“Me Enver Hoxhën jam njohur kur kam qenë student, punoja si kamarier. Punoja si kamarier në shtëpinë e tij, por dhe në kampet kur shkonte në Jalë apo në Drilon. Kur shkonim me kamp në Drilon, e ndihmoja të peshkonte gjatë pasditeve. I pëlqente të rinte afër liqenit, rreth dy orë.

Pëshkonte me kallama, rreth viteve 72-73‘ në Drilon. E shoqëronte dhe bashkëshortja, Nexhmija. Më pyeste përherë për Nartën, ushqimin dhe pijen që pëlqehej në zonë. Kur më pyeste si jetonin nartiotët, i thoja përherë shumë mirë. Kur fliste Enveri, skuqeshim të gjithë, edhe pse ishte miqësor në muhabet.

I pëlqente shumë të qëndronte në Jalë dhe në Drilon dhe e kam shoqëruar kudo. Më thërriste vetë, të vijë nartioti thoshte. Shërbeja ushqimet, që konsumonte, kryesisht pa vaj, shumë peshk dhe supë. Pinte pak verë të kuqe, si pasojë e diabetit.

Raki nuk pinte kurrë, as me kafe. Dieta e tij, ishte e përgatitur nga mjeku Isuf Kalo. Kalo ishte i pari njeri që e shoqëronte kudo dhe na udhëzonte të gjithëve, se çfarë do të konsumonte Enveri“, tregon zoti Vangjel. Dritare Tv

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Colo: 19/08/2024 18:09

    Kur nuk shkuat dhe ju me te o muter!

    Përgjigju
    • Lolo: 19/09/2024 08:22

      Sot normalisht që gjithkush e shanë! Cole pyte içik plakun mos është nga ato që ka qarë kur ka vdekur Veri?Ndërsa sot Presidenti,kryeministri shahen me të parë dhe të mramtë!Ai e ndërtoj Shqipërinë me uzina,fabrika,kombinate ndërsa miki kriminei Berisha e shkatërroj për një vit.

  • Boti: 18/08/2024 05:48

    Po kujt i plasi trapi se cfare kishte qejf ky plehra funderrine e diktatures

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë