TIRANE- Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin për “Pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”, në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar në kuadër të direktivave të BE-së. Qëllimi i këtij projektligji është dekurajimi i subjekteve tregtare, private apo publike, për sa i përket vonesave në pagesa. Gjithashtu synohet që nëpërmes këtij projektligji të vendoset një normë ligjore lidhur me kamatvonesat në transaksionet tregtare. Kjo kamatëvonesë, për sa u përket pagesave në lekë, pritet të përcaktohet me 8 pikë përqindje mbi normën bazë të Bankës së Shqipërisë (aktualisht 3%), duke e çuar atë në 11%.
Në Nenin 5 të projektligjit thuhet se “norma bazë e interesit për lekun, e zbatueshme për llogaritjen e kamatëvonesës do të jetë: a) për gjashtëmujorin e parë të vitit, sa norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta), miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit të vitit paraardhës, duke i shtuar tetë pikë përqindjeje; b) për gjashtëmujorin e dytë të vitit, sa norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta), miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit përpara datës 1 korrik të vitit korent, duke i shtuar tetë pikë përqindjeje”.
Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com