Kamberi: "Piktori" e ndien më shumë
përgjegjësinë për mbrojtjen e artit

TIRANË – “Piktori i Popullit” Skënder Kamberi, i ftuar në studion e “A1Report!” e ka vlerësuar shumë aksionin e policisë për zbulimin e 223 veprave të vjedhura të artit dhe përgjegjësinë e qeverisë së re në këtë drejtim.
 
Kamberi tha se se “mazhoranca, me në krye “Piktorin” dhe njëherësh ish-Ministrin e Kulturës,  e ka ndier më shumë përgjegjësinë dhe domosdoshmërinë e evidentimit dhe ruajtjes së vlerave të artit, ndryshe nga ç’ka ndodhur më parë.
 
Kjo është dëshmi e qartë e aftësive policeske dhe e mbron kulturën shqiptare; jo se më parë nuk ka pasur përpjekje, por ato janë neglizhuar dhe mjerisht , janë vjedhur  vepra arti edhe nga galeritë e rretheve, jo vetëm nga kishat.
 
Me frymën e gjërë si artist, unë them se na i vodhën neve dhe i çuan në Evropë, pra, në Evropë janë prapë, por ato kanë vlera shumë të mëdha për ne dhe janë të domosdoshme për edukimit artisitik, historic, qytetar, edhe pse janë të heshtura; ato janë si pika e ujit, që duke rrjedhur çan dhe gurin - këtë specifikë ka arti figurativ,”- tha Kamberi.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve