TIRANE - Autorët e ngjarjes së pasdites së djeshme ku mbeti i vrarë faturino i furgonit të linjës Durrës-Tiranë, 17-vjeçari Juljan Çuni, pas një sherri me pasagjerët për pagesën e biletës së udhëtimit, janë identifikuar nga kamera e sigurisë e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” pranë Zogut të Zi, ku ndodhi ngjarja.
Kamera e sigurisë ka mundur të fiksojë të gjithë ngjarjen dhe autorët e saj. Sipas policisë, bëhet e ditur se autorët nuk janë nga Tirana, ndërsa pritet që të realizohet arrestimi i tyre.
POLICIA VAZHDON KERKIMET
Policia vazhdon kërkimet për të arrestuar të dyshuarit si autorë të vrasjes së 17 vjeçarit, Juljan Çuni, (foto) i cili punonte si faturino në linjën e furgonit Tiranë- Durrës. Forcat blu kanë mbledhur dëshmitë dhe përshkrimet fizike të autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij të dhëna nga pasagjerë të furgonit por dhe vetë shoferi.
Ngjarja ndodhi dje (25 nëntor) rreth orës 16:10 pranë rreth rrotullimit të Zogut të Zi në Tiranë. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, dy persona, pasagjerë në furgonin e linjës Durrës-Tiranë pasi janë konfliktuar për çështje bilete kanë goditur me grushte dhe më pas njëri e ka qëlluar me thikë 17- vjeçarin.
Policia e Tiranës ka ngritur pika kontrolli dhe postblloqe në të gjitha kryeqëzimet e Tiranës por dhe në lagjet e brendshme duke shoqëruar persona të dyshimtë por deri tani ende nuk është rënë në gjurmë të autorëve.
NGJARJA TEK ZOGU I ZI, PASAGJERET ZIHEN ME FATURINON PER BILETEN
Gjithçka ka nisur dje pasdite, pas një konflikti të çastit. Teksa kanë tentuar të zbresin nga furgoni, pranë Zogut të Zi në kryeqytet, aty ku dhe stacionohen furgonët e linjave të ndryshme të udhëtimeve, pasagjerët kanë pretenduar se e kanë paguar biletën, 1500 lekë të vjtra. Por ky fakt është kundërshtuar nga faturino Juljan Cuni, 17 vjeç nga Babrruja. Ai ka insistuar t’i kërkojë pasagjerëve pagesën, por ata i janë kthyer duke e qëlluar me grushte.
NJERI PREJ PASAGJEREVE GODITI FATURINON ME THIKE
Situata mes dy palëve është përkeqësuar edhe më tej pasi njëri prej pasagjerëve ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur faturinon duke i shkaktuar plagë të rënda.
FATURINO NDERROI JETE NE SPITAL
Ka qenë shoferi i furgonit të linjës Durrës-Tiranë, i cili pasi është bërë dëshmitarë i ngjarjes së rëndë e ka transportuar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës 17 vjeçarin. Nga bluzat e bardha mësohet se faturino nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga plagosja me thikë dhe ndërroi jetë.
(Shkrimi u publikua fillimisht në orën 17:00 të 25 nëntor dhe u përditësua në orën 08:00 të 26 nëntorit, më pas në orën 13:00)
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com