Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Albeaj ka zbardhur disa nga pikat e propozuar nga PD për Reformën Zgjedhore. Ai tha se duhen vendosur kamera brenda qendrave të votimit, ndërsa shtoi se duhen rritur kontrollet në ambientet e jashtë të saj. Alibeaj u shpreh se territori i jashtë qendrave të votimit sot është i dominuar nga bandat dhe krimi të cilët nisin krimin zgjedhor i cili sipas tij finalizohet në ambientet e brendshme të qendrës së votimit.
"Janë 4 direktiva kryesore në të cilat jemi bazuar. Mbrojtësi më i madh i votës është ai që e zotëron, qytetari, aleati kryesor. Së dyti, duhet dhënë qytetarit instrumente për të mbrojtur votën. Së treti, agjencitë ligjzbatuese do duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelën për të bërë vota. Së katërti shkelja e detyrimeve ligjore për institucionet zgjedhore do duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve.
Shtrirja e kontrollit në territor, duke filluar së pari brenda qendrave të votimit. Propozimi ynë është që në qendrën e votimit të vendosen kamera të cilat do duhet të vëzhgojnë gjithçka ndodh në territorin e shenjtë ku konkretizohet vullneti i qytetarit. Territori jashtë qendrës, i cili sot është territor i dominuar nga bandat, krimi dhe drejtues të administratës, të cilët rreshtojnë administratën duhet të pastrohet nga banda e krimi dhe të jetë territori ku qytet shkon i lirë për të votuar. Propozimi ynë është për të thirrur organet e policisë për të krijuar këtë hapësirë lirie për të votuar jashtë krimit. Krimi zgjedhor finalizohet në qendrën e votimit por fillon jashtë saj. Fillon në banesat e qytetarëve të ngratë, në qendrat e punës ku shantazhohen nga drejtuesit e administratës. Shtrirja në kohë e kontrollit. Nuk mjafton që kontrolli të ndodhë vetëm ditën e zgjedhjeve. Krimi zgjedhor fillon shumë muaj më parë dhe për këtë kemi kërkuar jo vetëm ngritjen e strukturave të policisë e prokurorisë.
Kemi kërkuar dhe zgjerim të konceptit të dekriminalizimit. Dekriminalizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjedhore por edhe pjesë të stafit të subjekteve, keni parasysh çunat problematikë. Do jenë të detyruar subjektet zgjedhorë të deklarojnë cilët janë anëtarë dhe pjesëtarë të stafeve zgjedhore, të ditur dhe për policinë. Policia, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që të kryejnë veprimtari të natyrës parandaluese, analiza risku. Cilat janë familjet e varfra që janë targeti i shitje-blerjes së votës", tha Alibeaj.
Lajmi kryesor: