TIRANE- Një ditë pas depozitimit të propozimeve të Partisë Demokratike në tryezen e Reformës Zgjedhore, dy përfaqësuesit e PD në këtë tryezë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, si dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj kanë dalë në një deklaratë për shtyp ku kanë zbardhur disa nga pikat kyçe të këtyre propozimeve.
Alibeaj tha se duhen vendosur kamera brenda qendrave të votimit, ndërsa shtoi se duhen rritur kontrollet në ambientet e jashtë të saj.
Ish-deputeti u shpreh se territori i jashtë qendrave të votimit sot është i dominuar nga bandat dhe krimi të cilët nisin krimin zgjedhor i cili sipas tij finalizohet në ambientet e brendshme të qendrës së votimit. Ai tha se stafi elektoral i qendrave të votimit duhet t'i nënshtrohet dekriminalizimit.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Albeaj ka zbardhur disa nga pikat e propozuar nga PD për Reformën Zgjedhore. Ai tha se duhen vendosur kamera brenda qendrave të votimit, ndërsa shtoi se duhen rritur kontrollet në ambientet e jashtë të saj. Alibeaj u shpreh se territori i jashtë qendrave të votimit sot është i dominuar nga bandat dhe krimi të cilët nisin krimin zgjedhor i cili sipas tij finalizohet në ambientet e brendshme të qendrës së votimit.
"Janë 4 direktiva kryesore në të cilat jemi bazuar. Mbrojtësi më i madh i votës është ai që e zotëron, qytetari, aleati kryesor. Së dyti, duhet dhënë qytetarit instrumente për të mbrojtur votën. Së treti, agjencitë ligjzbatuese do duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelën për të bërë vota. Së katërti shkelja e detyrimeve ligjore për institucionet zgjedhore do duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve.
Shtrirja e kontrollit në territor, duke filluar së pari brenda qendrave të votimit. Propozimi ynë është që në qendrën e votimit të vendosen kamera të cilat do duhet të vëzhgojnë gjithçka ndodh në territorin e shenjtë ku konkretizohet vullneti i qytetarit. Territori jashtë qendrës, i cili sot është territor i dominuar nga bandat, krimi dhe drejtues të administratës, të cilët rreshtojnë administratën duhet të pastrohet nga banda e krimi dhe të jetë territori ku qytet shkon i lirë për të votuar. Propozimi ynë është për të thirrur organet e policisë për të krijuar këtë hapësirë lirie për të votuar jashtë krimit. Krimi zgjedhor finalizohet në qendrën e votimit por fillon jashtë saj. Fillon në banesat e qytetarëve të ngratë, në qendrat e punës ku shantazhohen nga drejtuesit e administratës. Shtrirja në kohë e kontrollit. Nuk mjafton që kontrolli të ndodhë vetëm ditën e zgjedhjeve. Krimi zgjedhor fillon shumë muaj më parë dhe për këtë kemi kërkuar jo vetëm ngritjen e strukturave të policisë e prokurorisë.
Kemi kërkuar dhe zgjerim të konceptit të dekriminalizimit. Dekriminalizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjedhore por edhe pjesë të stafit të subjekteve, keni parasysh çunat problematikë. Do jenë të detyruar subjektet zgjedhorë të deklarojnë cilët janë anëtarë dhe pjesëtarë të stafeve zgjedhore, të ditur dhe për policinë. Policia, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që të kryejnë veprimtari të natyrës parandaluese, analiza risku. Cilat janë familjet e varfra që janë targeti i shitje-blerjes së votës", tha Alibeaj.
Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka zbardhur disa nga kërkesat e Partisë Demokratike lidhur me krijimin e qeverisë teknike dhe përfshirjen e policisë në goditjen e krimit zgjedhor.
"Duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike. Shteti nuk duhet të funksionojë në shërbim të partisë në pushtet. Nuk do të ketë bashkëqeverisjes mes opozitës dhe qeverisë. Një qeveri kujdestare duhet të jetë neutrale në raport me zgjedhjet. Policia do të jetë aktive për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe jo mburojë për të mbrojtur partinë në pushtet. Duhet të jetë krejtësisht jashtë këtij konflikti interesi. Do të jetë një qeveri neutrale që zbaton ligjin.
Në lidhje me krimin zgjedhor po i japim atë që i mungon sot, kompetencën për ta goditur. Ne japim zgjidhje. Kjo është një zgjidhje që nuk vjen nga hiçi. Ajo garanton interesin publik dhe zgjedhësit. Nuk pres që mazhoranca të thotë po. Kur propozuam ligjin e dekriminalizimit në vitin 2015 ajo kundërshtoi sepse cenoheshin të drejtat e kriminelëve.
Nuk mundet sot Prokuroria dhe policia sot të thotë se nuk e dinim që kishte shkelje. Kjo paketë vendos instrumentet e domosdoshëm për të goditur krimin zgjedhor. Ne kemi rast ku zgjedhësit shqiptarë kanë denoncuar tentativat për shitblerje të votave. Ka shumë qytetarë që refuzojnë me neveri", tha Bylykbashi.
Nuk ka zgjedhje te lira pa votuar qytetaret e lire(emigrantet). Te gjithe popullit aty i bejne presjon. Perse nuk e propozon asnjera parti te drejten te votojn emigrantet? Pergjigja esht se do ju vihi fshesen te gjithëve.
PërgjigjuKy alibajga është fundërrina më e madhe e Shqipris njeri pler hajdut imoral gënjeshtar mashtrus.
Përgjigju