Kamerat që u shërbenin grupeve kriminale në Lushnje, nën hetim edhe Cllevio Serbiano! Para disa muajsh bëri sherr me Noizy-n
Kamerat e çmontuara nga operacioni 'Fijet' dhe Kleviol Ahmeti 'Cllevio Serbiano'
Përveç Saimir Taullaut, një prej emrave që është nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano. Ai ka publikuar në rrjete sociale momentin kur forcat blu i çmontojnë kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.
Kleviol Ahmetaj nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi disa muaj më parë u përplas fizikisht me Noizyn në lokalin e reperit në Durrësit teksa ishte në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë është shumë aktiv në rrjete sociale.
Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit ka zhvilluar 8 aksione në 7 qarqe të ndryshme, teksa akoma nuk ka një bilanc të rezultateve në Tiranë, Elbasan, Kukës, Berat dhe Lezhë, të cilat priten me interes të lartë për të kuptuar mbi zonat e survejimit dhe numrit të kamerave që do të sekuestrohen. Në veçanti priten rezultatet për Tiranën dhe Elbasanin, duke parë përqendrimin e disa grupeve kriminale në këto zona. Sipas burimeve nga policia, në kryeqytet janë kryer disa kontrolle, por akoma pa detaje konkrete.
Në qarqet që tashmë ka përfunduar operacioni bie në sy çmontimi i një numri modest të tyre në qytete që konsiderohen me përqendrim të lartë të atentateve me natyrë mafioze si Vlorë dhe Fier, përkatësisht me nga 16 dhe 5 kamera. Surpizë në kontrollet e deritanishme konsiderohen Korça dhe Pogradeci, në të cilat në total janë çmontuar 39 kamera dhe lehtësisht të pritshme numri modest në Gjirokastrës dhe Dibër me vetëm 3 dhe 1 kamerë. Primatin vijon ta mbaj Shkodra dhe burimet e policisë pohojnë se numri 59 që është aktualisht mund të rritet pasi në Kryeqendrën e Veriut ka akoma ‘survejim’ nga eksponentë kriminal. Në total, deri në këtë fazë të operacionit “Hijet” janë sekuestruar 185 kamera sigurie, për të cilat po hetohen në gjendje të lirë 24 persona, kryesisht persona me të shkuar kriminale.
A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.7%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9760
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Çmenduri me mjete luksoze, Aleks Vishaj me mbi 300 km/h shpëton për 1 fije floku! Cllevio Serbiano: Na vrave o shok
15 Mars, 11:55
-
Operacioni ‘Fijet’, çmontohen 20 kamera të tjera sigurie, të instaluara në Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës! Nën hetim 8 persona (FOTOT)
19 Shkurt, 13:55
-
‘Fijet’, vijon çmontimi i 'syve të krimit', hiqen 20 kamera sigurie në Shkodër, Korçë dhe Fier! Nën hetim 8 persona! Gjithsej 528 kamera të çmontuara në 1 muaj
14 Shkurt, 14:10
-
Media gjermane artikull për operacionin ‘Fijet’: Kush është vëllai i madh i 2.8 milionë banorëve? Grupet kriminale me epërsi teknologjike ndaj policisë
6 Shkurt, 20:56
-
VIDEO/ Vijon çmontimi i ‘Fijeve’, hiqen 23 kamera në Korçë, Vlorë e Durrës! Shërbenin si ‘sytë’ e grupeve kriminale
3 Shkurt, 09:28
-
Vijon faza e dytë e shkëputjes së ‘Fijeve’, çmontohen 34 kamera 'spiune' në Shkodër, Dibër e Lezhë! Në total janë hequr 485 'sy të krimit'
2 Shkurt, 08:57
-
Çmontimi i kamerave të sigurisë, eksperti Softa: Të gjitha prodhim kinez, kontrollojnë edhe në errësirë! Gazetari Dema: Jetike të gjendet serveri në Shkodër
1 Shkurt, 15:39
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë dhe Elbasan! Çmontohen 102 kamera të tjera sigurie, nën hetim Endrit Dokle! Çuçi: Krimi s’mund të veprojë i lirë (VIDEO)
1 Shkurt, 09:29
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë, çmontohen 155 kamera spiune! Nën hetim 37 persona, mes tyre eksponentë të njohur të krimit të organizuar
31 Janar, 08:32
-
Policia nis aksionin për heqjen e kamerave spiune të vendosura nga grupet kriminale në Elbasan
30 Janar, 15:25
-
Çmontohen rreth 100 kamera sigurie në Tiranë! Disa shërbenin si 'sytë e krimit'! Të tjera u hoqën nga vetë subjektet, i kishin vendosur në shkelje të ligjit
30 Janar, 11:17
-
Operacioni për heqjen e kamerave, eksperti i kriminalistikës: Grupeve kriminale nuk u mungojnë informatorët në radhët e policisë
30 Janar, 09:29