Kamerieri hero që shpëtoi turisten nga mbytja rrëfehet për Report Tv: Më falënderoi dhe më ftoi në Spanjë

Leli Alushaj, po shërbente si zakonisht në restorantin ku punon prej 9 vitesh, kur pa se një turiste spanjolle që po drekonte, për pak sa nuk u mbyt nga ushqimi. Në ato momente, instinktivisht la pjatat dhe i erdhi në ndihmë gruas, e cila pak sekonda nga ndihma e parë, u ndje mirë.

Video e momentit është bërë virale në rrjete sociale dhe tashmë atë të gjithë e thërrasin hero. Por më krenar, i riu nga Fieri ndjehet kur këtë fjalë e dëgjon nga e vogla e tij.

“Video ime është bërë virale. Atë ditë ka qenë 14 gusht dhe më njoftoi shefi i madh që po vijnë 30 turistë. Po shërbeja normalisht dhe pash që një zonjë nuk po ndihej mirë në ato momente. Të gjithë ato që ishin përreth u hutuan dhe shkova dhashë ndihmën e parë. Ajo zgjati vetëm 30 sekonda. Zonja u ndje mirë. Tek ky restorant kam 9 vjet që punoj. Hero më thonë. Janë mijëra komente je hero, je hero.  Unë jam i martuar, kam vajzën, kam babain dhe nënën dhe dy motra. Babi im është hero thotë. Në kopsht, xhiro. Ka një telefon dhe thotë babi im është hero. Ndihem shumë krenar. Fundja shpëtova një jetë njeriu.

Kamerieri 33-vjeçar, tregon se turistja nuk resht së falënderuari, madje e mirëpret në Spanjë.

“Më ka falënderuar pa masë. Pasi mbaroi gjithçka, zonja më tha ma dërgo pak videon si ndodhi dhe më tha kur të duash. Spanjën e ke shtëpinë tënde. Më vonë ndoshta. Unë u gjenda aty pranë në kohën e duhur dhe në momentin e duhur”.

Leli punon si kamarier prej 9 vitesh dhe ndihmën e parë thotë se e ka mësuar kur ka marrë patentën, por edhe nga drejtuesit e restorantit ku punon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vehej: 18/08/2022 23:43

    Te lumte o njesh! Je deshmi qe Shqiperia ka ende burra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës