Pëllumb Hajdini, kamerieri 62-vjeçar që ia kushtoi jetën tabakasë: S’do ta ndërroja me asnjë punë tjetër! Tre 'sekretet' për sukses

Ishte vetëm 19 vjeç kur preku tabakanë për herë të parë.

Prej 40 vitesh, Pëllumb Hajdini ka punuar kamerier në Berat dhe vetëm vitin e fundit është zhvendosur në Tiranë.

Në rrethin e ngushtë 62-vjeçari njihet si “Pëllumbi kamarier”, pasi gjithë jetën ia ka kushtuar këtij zanati. Nëse do të ishte përballë një zgjedhjeje tjetër, ai thotë se punën  e kamerierit nuk do ta ndërronte me asnjë tjetër.

"Të kem një punë tjetër që mund të shpërblehem më shumë, sepse nuk ndjej qetësi, kënaqësi vete si me zor në atë punë. E dashuroj këtë zanat. Tani kur u thua këtyre e dashuroj këtë zanat e marrin si hipokrizi",- është shprehur 62-vjeçari.

Kur vjen puna tek të hollat që fiton në fund të muajit, ai nuk është shumë i kënaqur, madje ka edhe një vërejtje për pronarët.

“Po varion deri tek 40 mijë lekë të reja minimumi. Të mjaftueshme nuk janë. Një e ke të pronarët është i paguajnë njësoj. Nuk ka diferencime",- tha ai.

Para viteve 90 ai tregon se kamerierët paguheshin në bazë të kualifikimeve dhe eksperiencës, gjë që bënte edhe dallimin mes tyre.

"Në atë kohë kur punoja unë, kategoria e parë merrte 3500 lekë të vjetra, e dyta merrte 3800 lekë të vjetra. Unë në atë kohë arrita deri në 5600 lekë të vjetra. Në atë kohë ishin të paktë. Unë kam kategorinë e katërt, s’mora dot të 5 se duhej të dije një gjuhë të huaj",- deklaroi Pëllumb Hajdini.

Për Hajdinin, komunikimi, kujtesa dhe maturia janë sekretet kryesore të këtij zanati.

“Duhet komunikimi. Thuhet që në tregti komunikimi është arma që vret. Duhet memoria sepse i merr porosinë tjetrit, shkon në banak dhe harron. Duhet të jesh dhe i perfeksionuar, içik me talent",- theksoi ai.

Kur vjen fjala te bakshishi, Hajdini thotë se kjo arrihet në bazë të aftësisë së komunikimit me klientët, ndërsa rrëzon poshtë shprehjen se klienti ka gjithmonë të drejtë.

"Klientit t’i jepet të drejtë nëse ka të drejtë. Supozojmë janë 4 tavolina, vjen dikush në tavolinë tjetër dhe thërret “hajde kam një orë që kam ardhur, më shërbe mua shpejt”. Unë nuk mund ta shkel këtë. Mund të vijë njëri që ka pirë. Unë mundohem me çdo kusht që ta afroj."

Së fundmi ai na tregon edhe moton e tij, që e shoqëron çdo ditë në punë.

“Kam një parim. I përkushtohem punës sikur jam pa bukë dhe shkoj në punë sikur do fitoj miliona",- është shprehur kamarieri 62-vjeçar.

B.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeriu: 13/12/2023 05:56

    Respekt Zoteri. Jeni shembull i vlerave ncdo aspect jete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg