Sytë nga Gjermania. Ku po gabojmë?

Sytë nga Gjermania. Ku po gabojmë?

Gladiola Dona

-Alo, deshëm staf për hotelin tonë! Na ndihmoni dot?
-Po cfarë kushtesh ofroni?
-Po ja, ato rroga që dihen, 7 ditë punë në sezon, por ama ka bakshishe plot...

Ndërsa të rinjtë i kanë sytë nga Gjermania këtë prag sezoni veror, punëdhënësit e sektorit të turizmit po kalojnë sfidën më të madhe, atë të mungesës së stafit. Sikur të mos mjaftonte profesionalizmi i mangët në këtë sektor, mosorientimi i profesioneve dhe dëshira e pakët e të rinjve të bëhen kamarierë apo banakierë, na u shtua dhe sfida gjermane.

Gjermania foli: “Vetëm profesionistët që kanë të paktën 2 vjet arsim profesional e ata të kualifikuarit e lartë…”

Deri më sot, nuk kishe nevojë të kualifikoheshe që të punësoheshe kamarier në Shqipëri. Në një vend si Shqipëria është shumë kollaj të bëhesh kamarier, por Gjermania na do të kualifikuar, ndaj le të trajnohemi!

Cfarë po bëjmë gabim? Të paktën në sektorin e turizmit, mund ta kishim parandaluar këtë dëshirë të madhe për t’u larguar. Aty ka marzh rritjeje. Rrit çmimet, rrit pagat, trajno, motivo, mbaje stafin.

Mburremi me turizmin e lirë për të huajt? Turizmi I lirë ka kostot e veta: staf i patrajnaur, staf i mangët, staf i larguar.

Nuk i vë faj askujt që do të largohet, ndërsa paga e një kamarieri shkon shpesh herë nën nivelin e pagës minimale, ku në vendin e tyre të punës nuk ka asnjë stimul ndryshe për t’u motivuar, nuk mësohet, nuk zhvillohesh, nuk rrihet më. Një strukturë organizative horizontale, ku ka një pronar dhe 20 kamarierë nën të, të gjithë njëlloj, të paorientuar, të patrajnuar, të paguar keq, me sytë nga Gjermania.

Në punën time të përditshme njoh plot sipërmarrës të tjerë të cilët i kanë paraprirë kësaj plage. Ata janë trajnuar vetë njëherë, janë orientuar dhe kanë strategji të qarta se si të diferencohen, të ofrojnë një super shërbim ku raporti çmim - cilësi është i duhuri. Ata nuk vuajnë për staf. Këta sipërmarrës kanë gjithmonë staf sepse tërheqin njerëz që duan të punojnë. Ata i japin stafit stimuj, mirëpaguajnë dhe trajnojnë stafin sepse e dinë që një staf i trajnuar është aset, rrit shërbimin, rrit shitjet. Njoh kamarierë e banakierë që nuk e kanë aspak opsion Gjermaninë sepse janë të plotësuar këtu ku janë. Fundja këtu në vendin e tyre ata mund të rriten profesionalisht dhe pse jo të kalojnë në nivele menaxheriale. Po në Gjermani, sa kohë do t’u duhej që të merrnin drejtimin e biznesit përsipër?

E pra, s’na e ka fajin Gjermania, janë kushtet e punës e stimujt e munguar që i largojnë të rinjtë. Të paktën në sektorin I turizmit, ka akoma vend për rritje çmimesh, nëse kjo e justifikon pagesën e mirë, trajnimin, mbajtjen e stafit e motivimin e tyre për të vazhduar në vendin e tyre e për të ofruar cilësi në shërbim. Pse jo? Le ta paguajë turisti I huaj koston e shtuar të stafit. Rrisni pagat, ofroni ditët pushim sipas kodit të punës, trajnoni e motivoni stafin tuaj.

Vetëm kështu nuk do t’i hedhin sytë nga Gjermania.

Gladiola Dona, Akademia e Mikpritjes dhe Turizmit (HAT)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 04/03/2020 16:00

    Shkrim i qarte dhe i drejte. Pikerisht ketu qendron problemi. Por mesa duket Kryeministri jone ose nuk e ka kuptuar ose nuk deshiron ta pranoje. Faji nuk e ka rinia, por biznesi. Nuk eshte zgjidhje importimi i forces se punes nga jashte, por nxitja dhe formimi i forces punetore vendase.

    Përgjigju
  • Gjermania kerkon Puntore ! me mire ska ku te shkoje !: 03/03/2020 14:17

    Por nje pjese e madhe ,,Jane per pushime neper Burgje ,,se sju ka pelqyher Puna e Nderdhme ! Ndersa ata qe punojne Jane Njerezit me te Respektuar ,,Si nga Populli Gjerman apo dhe nga ana Ligjore Gjermane ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë