Kamerieri  kosovar takon Bill
Clinton: Më ke shpëtuar jetën
 

Kamerieri  kosovar takon Bill<br />Clinton: Më ke shpëtuar jetën<br /> 
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka patur një mbrëmje emocionuese ditën e djeshme, ku nuk kanë munguar në sytë e tij.

Hillary dhe Bill Clinton ishin duke darkuar në një restorant në New York, kur një prej kamerierëve që u shërbente ka rënë në gjunjë përpara ish-presidentit amerikan.

Zotëri, dua t’ju falënderoj. Nëse nuk do të ishte për ju, unë sot nuk do të isha gjallë”, ishin fjalët e kamerierit, i cili ishte një shqiptar i Kosovës, që kishte emigruar në SHBA gjatë periudhës së luftës.

Kamerieri u ka treguar çiftit Clinton historinë e tij gjatë luftës së Kosovës, prej nga ishte larguar në moshën 16- vjeçare, pasi familja e tij ishte torturuar nga ana e jugosllavëve.

Ish-Presidenti Clinton, në vitin 1999 autorizoi një fushatë bombardimesh të NATO-s mbi forcat jugosllave për t’i detyruar ato të tërhiqeshin nga Kosova, e cila 9-të vite më vonë
do të shpallte pavarësinë.

kosovari
(Hilary Clinton, pronari i restorantit dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi