JAUNDE' (Kamerun), 4 shkurt /ATSH-AFP/ - Më shumë se 70 civilë, gjashtë ushtarakë kamerunas dhe një numër islamikësh u vranë gjatë sulmit të Boko Haramit kundër një qendre të banuar në Fotokol, në kufi me Nigerinë, njoftoi sot në mbrëmje një burim kamerunas sigurie.
"Numri i civilëve të vrarë është tepër i lartë", deklaroi ky burim nga Fotokoli.
"Ky numër i kalon të 70 personat, ndërkohë që numri i ushtarëve të vrarë është gjashtë. Ndërkohë, edhe numri i atyre që luftojnë në emër të Boko Haramit është i madh", shtoi ai./ a.jor.









