TIRANË - Pronari i një prej galerive të minierave të kromit në Bulqizë, u arrestua mbrëmjen e së martës nga komisariati i policisë së Kamzës, në afërsi të Vorës. Biznesmeni Voltin Kaci 27 vjeç dhe Gazmir Vogli, të dy nga Bulqiza, banues në Durrës, u kapën nga policia pasi gjatë kontrollit të kryer në mjetin e tyre Mercedez Benc C Klas me ngjyrë të zezë policia ka gjetur dy armë zjarri, një pistoletë “Zastava” dhe një TT me nga një krehër me 14 fishekë.
 
Sipas policisë, personat u ndaluan në një postbllok të ngritur pas marrjes së informacioneve në rrugë operative. Kanë nisur hetimet për të verifikuar dhe zbuluar arsyet pse këta persona mbanin armë.
 
Megjithatë dyshimet e oficerëve të policisë gjyqësore janë se ata mund të ishin duke përgatitur kryerjen e ndonjë krimi.
 
Ndërkaq të pyetur nga policia të dy të arrestuarit kanë pranuar armëmbajtjen dhe nuk kanë pasur qëllim të kryejnë ndonjë krim. Sipas policisë, Voltin Kaci, ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

pistoleta
(Në foto: Dy pistoletat e sekuestruara)
 

Redaksia Online
(f.s/shqiptaraj.com)