KAMËZ- Babë e bir janë shpallur në kërkim pasi pas një sherri kanë plagosur me thikë një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori, ku në kërkim janë shpallur H. L dhe djali i tij A. L.. I plagosuri është identifkuar si J.V. i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, plagosje është regjistruar edhe te rruga e Kavajës në Tiranë, mes 2 shtetasve sirian. 24-vjeçari me inicialet S. H. ka goditur me sende të forta B. M., 18 vjeç i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori është shoqëruar në Komisariat.