KAMEZ – Një shpërthim me granatë ka ndodhur në orët e para të këtij mëngjesi në derën e një banese në Bathore, periferi e Tiranës. Nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona, babë e birë të moshës 51 dhe 22 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake në lidhje me ngjarjen, dyshohet që shkak të jetë bërë një konflikt pronësie mes autorëve dhe pronarit të banesës, të cilët mësohet se janë fqinj.

Policia në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e plotë të këtij shpërthimi dhe motive.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)