Tiranë/ Postieri gjendet i vrarë brenda makinës në Kamzë! Autori me Porche të zi! U nxor në pritë dhe u ekzekutua me silenciator! Policia bastis banesat përreth (EMRI + VIDEO)

TIRANË - Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti, në fshatin Zall Mner. Viktima Lulzim Visha është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:40, (24 janar 2025)

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, informoi sot policia.

Nga informacionet e para hetimore viktima, punonte si postier në 'Postman', ishte nisur për në punë. Ai është vrarë brenda automjetit të postes  'Postman' ku dhe punonte.

Kanë qenë banorë të zonës që kanë telefonuar policinë. Momentalisht ende nuk dihet ora se kur ka ndodhur krimi"

Dyshohet se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë dhe se mund të jetë vrarë me silenciator pasi banorët kanë thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete. Hetimet kanë zbuluar se autori/ët kanë qenë me Porsch të zi.

Pistë hetimi
Një nga pistat e hetimit është ajo e hasmërisë të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë. Viktima njihej si person që kishte probleme. Ndërkohë dhe vëllai i tij ka vrarë një person para disa vitesh.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë po pyeten familjarë për të sqaruar dyshimet paraprake.

Ndiqni te gjitha lajmet poshte ne zhvillim 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Vrasja e postierit në Kamzë/ Pistë hetimi dhe konflikti i dy vëllezërve muajt e fundit me disa persona të zonës ku u ekzekutua

Një tjetër pistë hetimi që grupi hetimor ka ngritur dhe po verifikon për vrasjen e Lulzim Vishës është dhe ajo e një konflikti që dy vellezërit kanë pasur në muajt e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Ndërkohë forca policie po ushtrojnë kontrolle banesash përreth zonës ku ka ndodhur vrasja. Kontrollet po ushtrohen në banesa të kontigjentëve kriminalë

Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator.

Ndërkohë vëllai i tij Besnik Visha ka vrarë Refik Domin në 1997, krim për të cilin e ka përfunduar dënimin.

Ora 10:55
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, vrasësit me 'Porsche' të zi

1737711977_cxza.jpg

Një makinë tip "Porsche" i zi dyshohet se mund të jetë i autorëve dhe po kërkohet nga policia, bën me dije gazetari Sokol Dema. 

Vëllai i viktimës, Besnik Visha, rezulton të jetë dënuar me 12 vjet për vrasjen e vitit 1997, ngjarje për motive të dobëta. Ai e ka shlyer dënimin, por është arrestuar shumë vonë pas vrasjes, më 5 tetor 2009, nga RENEA.

Aktualisht është jashtë shtetit. Përveç hasmërisë, policia po heton edhe konfliktet që mund të ketë pasur së fundmi, edhe viktima, edhe i vëllai.

Ora 10:49
Report Tv sjell PAMJET, shenjat e plumbave në makinën e viktimës Lulzim Visha

 

Lulzim Visha u gjet i vrarë në makinën e punës së kompanisë Postman ku punonte si postier, mëngjesin e sotëm në Zall Mner. Dyshohet të jetë vrarë si hakmarrje, pasi vëllai i tij ka vrarë një person në prill të 1997.

Gazetari i Report Tv ka sjellë pamje nga vendngjarja, teksa karrotreci merr makinën e viktimës, teksa duke shenjat e plumbave në xhamin e përparmë të automjetit.

Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzohja. Visha dyshohet se është vrarë me pistoletë me silenciator, pasi edhe banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Ora 10:17
48-vjeçari ekzekutohet në Kamzë, dyshohet se u nxor në pritë! Vëllai i Lulzim Vishës vrau në prill të 1997 (EMRAT)

1737706398_tiranepolicia.jpg

Lulzim Visha, 48 vjeç u gjet i vrarë në makinën e punës së tij, në Zall Mner, pranë Liqenit të Bovillës. 48-vjeçari punonte si postier në një kompani private. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të jetë një hasmëri e vjetër.

Siç bën me dije gazetari Sokol Dema, vëllai i viktimës, Besnik Visha ka vrarë në 10 prill të vitit 1997 Refik Domin tek universiteti Bujqësor i Tiranë.

Kjo mendohet të jetë pista kryesore e vrasjes së Lulzim Vishës, i cili dyshohet se u nxor në pritë. Këtë mëngjes ai po shkonte për në punë, nga shtëpia e tij në Kamëz.

Ora 09:54
U gjet i vrarë në makinën e postës në Kamëz, një banor i zonës lajmëroi policinë! Nuk dihet ora e saktë e vrasjes

 

1737706995_tiranelulzimvisha.jpg

48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë në një automjet mëngjesin e sotëm në Zall Mner pranë Kamzës.

Lulzim Visha ishte nisur për në punë, teksa punonte si postier. Është vrarë brenda automjetit të një poste private.

Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës i cili ka telefonuar policinë, bën me dije gazetari Sokol Dema. Policia ende nuk e di orën me saktësi kur ka ndodhur krimi.

Ora 09:32
U gjet i vrarë në makinë në Kamzë, 48-vjeçari drejtonte automjetin e 'Postman', po shkonte në punë! Report Tv sjell pamje nga vendngjarja

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka sjellë pamje ekskluzive nga vendngjarja në Zall Mner, në Kamzë aty ku mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë me armë zjarri Lulzim Visha 48 vjeç banues në Kamëz.

Ai u gjet i vrarë në makinën që drejtonte, që i përket kompanisë Postman, që dërgon pako në gjithë Shqipërinë. Visha ka qenë duke shkuar në punë, momentin kur ndodhi ngjarja. Aty duken edhe grupi hetimor dhe mjekët ligjorë që po kryejnë ekzaminimin e vendngjarjes.

Dyshohet se Visha është vrarë si pasojë e një hasmërie të vjetër, pasi mësohet se vëllai i tij ka vrarë një person para disa vitesh.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bisha: 24/01/2025 09:26

    Nga kuksi asht ky?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Rama në QSUT: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike! Sot situata është më optimiste

Rama në QSUT: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike! Sot situata është më optimiste