TIRANE- Një sasi tritoli ka shpërthyer orët e para të mëngjesit në Kamëz në banesën e Lulzim Haxhia, me detyrë shefi i policisë së burgjeve në Fushë-Krujë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:00. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Policia bënë me dije se nuk ka të dëmtuar në njerëz, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Hetimet po kryhen nga Prokuroria e Kriemve të Rënda, pasi nga të dhënat paraprake ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën që mban Haxhia.

Në 48 orë ky është shpërthimi i dytë me tritol ndaj personave me funksione publike, ku një ditë më para në qytetin e Vlorës u plagos kreu i komunës Qendër, Fredo Berberi pasi një sasi tritoli ishte vendosur në shasinë e automjetit të tij.
 
Dyshohet se lënda eksplozive është hedhur në hyrje të banesës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)