'Kamikazi i BMW që fluturoi' me 150 km/orë te TVSH dhe desh i mori jetën 2 kalimtarëve, reagon policia: Nuk është i afërm i ndonjë zyrtari, nuk është favorizuar

'Kamikazi i BMW që fluturoi' me 150 km/orë te TVSH dhe desh i mori jetën 2 kalimtarëve, reagon policia: Nuk është i afërm i ndonjë zyrtari, nuk është favorizuar

Stiverjan Dashi dhe pamje nga aksidenti

Një javë më parë, pranë Ambasadës Italiane, përballë TVSH, dy makina u përplasën në një aksident të frikshëm rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurtë. Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMË, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Në media u fol se shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin, Stiverjan Dashi, ishte i afërm i një zyrtari të lartë në Policinë e Shtetit, dhe është favorizuar nga forcat e policisë në marrjen e masave ndaj tij. 

Por sot policia, përmes një njoftimi i ka mohuar këto pretendime. Në njoftim thuhet se në lidhje me këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të autorit të aksidentit. Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative.

"Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media përgjatë ditëve të fundit, për një aksident rrugor të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Papa Gjon Pali II” me rrugën “Ismail Qemali”, ku shtetasi S.D., duke vazhduar lëvizjen me mjet gjatë kohës që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin tip “Skoda Rapid”, me drejtues shtetasin D.T. dhe pasagjer shtetasin A.M. e për pasojë u dëmtuan 2 shtetas, jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë opinion publik se: Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.  Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative. Njoftimi për aksidentin rrugor është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në përmbledhjen ditore të ngjarjeve që publikohet, si çdo ngjarje tjetër pa pasoja fatale.

Linku

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj fton median që për çdo rast të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përgjegjëse për dhënien e informacionit", thuhet në njoftimin e policisë. 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylviu: 23/01/2021 22:07

    Ky rast eshte nje turp per policine qe jep denime maksimale per nje tejkalim te lete shpejtesie dhe per kete plere jep mas minimale. Turpin ta mbani dhe mos u justifikoni.....

    Përgjigju
  • Shaban: 23/01/2021 17:36

    Kaq i ri dhe me nje mjet kaq te shtrenjte? Ndiqni parane dhe do gjeni qe diku qelbet ere dikush.

    Përgjigju
    • seferi: 23/01/2021 19:04

      o shabe me duket se makina nuk ishte e tija.ishte e nji lacjani...por edhe pse seshte e tija duhet me e pare sa para do paguaje pronarin e vertete te makines...aty pastaj me kerkuar se ku i gjen leket

  • LOMI: 23/01/2021 17:11

    PSE SE ARRESTONI KUR NUK ESHTE I AFERM I NDONJERIT NE POLICI...??? PAK E CUDITSHME KJO...

    Përgjigju
    • Per tironen: 23/01/2021 19:00

      O daku policia arreston.hetusi jep faktet.prokurori kerkon denimin dhe gjykata fut ne burg.tani ose policia se ka arrestuar ene ky ropshi esht i lir.ose policia e ka arrestuar e meqe esht miku nonjonit e kan ler ne gjendje te lir.ka mundesi kjo e dyta se keta po pate pi dy birra ne timon te fikin llambat jo me me keta precedent qe ka ky tipi e me ket veprim qe beri te jet i lir.e gjen dot tani ti pse esht i lir ky? Se un per vete e di

    • Tirona: 23/01/2021 17:37

      Policia e ka baruar detyren e saj, personi qe shkaktoi aksidentin nuk e arreston policia , ai do te qendroje i lire deri sa te japi vendim gjykata e cila duhet ti japi nje denim me burg sepse ishte tentative vrasje si dhe ti hiqet patenta per gjithe jeten.

  • KritikAbsolut: 23/01/2021 16:54

    Nqs policia eshte korrekte atehere duhet te thote qe ky kamikazi me 43 gjoba qe fluturon me 150km/h brenda qytetit eshte nipi Arben Dashit kreut te OFL. Arben Dashi te pranoje lidhjen familjare me nipin dhe ta denoje maksimalisht ngjarjen duke mos e mbroje me heshtje. Policia ta denoje me sherbim ndaj komunitetit, ti hiqet patenta per te pakten 2 vjet dhe te beje testimin teorik bashke me testin e idiotit

    Përgjigju
    • Per besen ene scutsrin: 24/01/2021 08:40

      O besa ca e ke benin mi burr apo vella? Po beni pijanec esht ku e gjete profesionist? Apo kshi thot ne dark te shpia. Scutari si thu ti duhet gjukuar ne gjendje te lir apo sic hetohen ene ata qe inkapin me dy birra te pime ne timon pra nga biruca?ne shqioeri quhet spiunim u scutari keto qe thot kritiku se ne evrop quhen ose fakte ose shpifje ama te dyja jan indicie per hetim.enenky fismidhja i bmv duhet te ishte ne burg se un kam nejt per vete 2 jav ne biruc per 1 vodka/ redbull qe kisha pi duke i dhen makines.

    • Alfons: 23/01/2021 20:50

      Aman o besa sa avokate e rendomte behesh,car ka bere 40 vjet ne polici arben dashi ,ka vjedhir njesoj si shoket,se erdhi pa breke ne tirane dhe tani i ka rene byca ne pambuk,dhe sa per profesionist ka da te duash policia me te mire se ky pijedashes.

    • Scutari: 23/01/2021 20:29

      Nuk e ka nip Arbeni kete çunin! Ky eshte djali i A****it dhe Beni nuk ka vella me emer te tille!! Jeni bere me zi se ne kohen e Dulles!! Dhe ankohen ish te burgosurit se kush na ka spiunuar!! Tipa si ti i kane spiunuar, kot keshte per zakon shqiptari, une nuk e dua por as vellai im mos ta kete......

    • Besa: 23/01/2021 18:00

      Ti Kritiku apsolut, ben mire te flasesh me fakte. Faktoje nese eshte vertet nipi i Arben Dashit, ne te kunderten kerko falje publikisht. Saktesoje per te gjithe, e ka nip, sternip, stersternip. Jo, nuk ka lidhje fare. Nga nje mbiemer nuk mund te perbaltni nje person qe ka 40 vjet ne sherbim te popullit. Dil faktoje, ose nxirr ermrij e vertete mos u fshi pas kritikut.

  • Alfons: 23/01/2021 16:53

    Nuk eshte favorizuarrr,cfare tallje me shqiptaret,neni 290 i kodit penal eshte i qarte ,arrestohesh per dy plagosje te lehta ose per nje te rende.polici e pafytyre minimumi duhej arrestuar por jeni mesuar te merrni leke per aksidente rrugore jeni mesuar te shisni me leke gjakun e te demtuarve.

    Përgjigju
  • liku: 23/01/2021 16:37

    Me cfare merret policia rrugore qe te kesh 43 raste kondravajteve te renda dhe te lejoj kete tip te qarkulloje duhet te gjobitem dhe drejtuesit e rrugores si te pa afte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan