Në ditën e 30 të saj, banorët kanë bllokuar sërish rrugën në të dyja anët e saj, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve. Përballë kësaj situate, një kamion i mbërritur aty në momentin kur sapo kishte nisur protesta, ka vijuar udhëtimin duke kaluar përmes turmës. Megjithatë, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, janë vetë banorët ata të cilët kanë lejuar kalimin e kamionit të tonazhit të rëndë. Ky moment është shoqëruar pa incidente në njerëz, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve "Poshtë projekti". Pak ditë më parë ishte një fuoristradë e cila kaloi me shpejtësi përmes protestuesve.
Lajmi kryesor: