'Unaza e Re'/ Protesta në ditën e 30-të, Basha nuk shkon, banorët vishen me jelekë portokalli (FOTO)

'Unaza e Re'/ Protesta në ditën e 30-të, Basha nuk shkon, banorët vishen me jelekë portokalli (FOTO)

Protesta e banorëve të Unazës së Re në ditën e 30-të

TIRANE - Vijoi edhe sot protesta e banorëve të "Unazës së Re" në ditën e 30-të të saj. Banorët, një pjesë e të cilëve të veshur me jelekë portokalli të frymëzuar nga "jelekverdhët" (protestuesit francezë), si çdo ditë, bllokuan të dyja anët e rrugës duke paralizuar edhe qarkullimin e automjeteve. Në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputetët e PD si Flamur Noka, Oriola Pampuri, Klevis Balliu dhe Edmond Spaho. Ndryshe nga ditët e kaluara, protesta e sotme e banorëve nuk kryesohej nga kryedemokrati Lulzim Basha. Pas rreth dy orësh, protesta ka përfunduar dhe për rrjedhojë është liruar edhe rruga. 

Banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre të cilat preken nga projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe". Një pjesë e banorëve kanë lënë banesat e tyre pa leje dhe kanë përfituar strehim te banesat sociale në Shkozë, ndërsa të tjerët kundërshtojnë dhe prej 30 ditësh protestojnë kundër projektit. Nga ana tjetër IMT vijon prishjen e ndërtesave pa leje, ndërsa paralelisht ekspertët e ARRSH vijojnë punën për rivlerësimin e objekteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Protesta e banorëve të Unazës së Re në ditën e 30-të (FOTO)
Ora 18:45
Mbyllet protesta dhe lirohet rruga te 'Unaza e Re', banorët: Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë, do mbrojmë pronat

Banorët e "Unazës së Re" pas rreth dy orësh, kanë mbyllur protestën në ditën e 30-të të saj. Për rrjedhojë është liruar edhe rruga e ka rinisur qarkullimi i automjeteve. Protestuesit paralajmëruan se nuk do dorëzohen dhe do mbrojnë me çdo kusht pronat e tyre. “Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë. Të gjithë kemi të drejtat tona dhe të gjithë paguajmë taksat. Duam të drejtën tonë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë”- u shpreh një qytetar.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj që të mos shkelin mbi djersën e tyre. “Do vazhdojmë të mbrojmë pronat tona, të gjithë kemi të drejtat tona, paguajmë taksat”, shprehet një tjetër qytetar. Në mbështetje të banorëve ishin edhe disa prej deputetëve të PD, ndërsa ra në sy mungesa e Lulzim Bashës.

Ora 18:23
Protesta te 'Unaza e Re', Balliu: Makinat me xhama të zinj po kërcënojnë qytetarët

Deputeti demokrat, Klevis Balliu tha gjatë protestës te "Unaza e Re" se qeveria po kërcënon banorët të cilët kundërshtojnë prishjet e shtëpive për t'i hapur rrugë zgjerimit të Unazës së Madhe. Sipas Balliut, pranë banorëve qëndrojnë makina me xhama të zinj, ndërsa shtoi se protestuesve u janë dërguar njerëz në shtëpitë e tyre për t'i kanosur që të heqin dorë nga protestat. "PD do mbështetesë çdo qytetar i cili del për të protestuar për një kauyë të drejtë. Do ta tregojmë me çdo banor që ka të drejtë lëgjitime dhe kushtetuese. Qeveria të mos provokojë banorët, të mos sjellë makinat me xhama të zinj sepse do të marrin përgjigjen e merituar. Shumë qytetarë janë kërcënuar në shtëpitë e tyre. Këtyre t'u jepet fund ose do mbahet përgjegjësi si asnjëherë më parë. Qytetarët t'i bashkohen këtyre banorëve për kauzën e pronës dhe kauzën e jetës, sepse po të iku shtëpia, të ka ikur jeta", u shpreh Balliu. 

Ora 17:35
'Unaza e Re'/ Rruga e bllokuar nga protestuesit, banorët lejojnë kamionin të kalojë (VIDEO)

Në ditën e 30 të saj, banorët kanë bllokuar sërish rrugën në të dyja anët e saj, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve. Përballë kësaj situate, një kamion i mbërritur aty në momentin kur sapo kishte nisur protesta, ka vijuar udhëtimin duke kaluar përmes turmës. Megjithatë, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, janë vetë banorët ata të cilët kanë lejuar kalimin e kamionit të tonazhit të rëndë. Ky moment është shoqëruar pa incidente në njerëz, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve "Poshtë projekti". Pak ditë më parë ishte një fuoristradë e cila kaloi me shpejtësi përmes protestuesve.

Ora 17:30
Protestuesit e 'Unazës së Re' kopjojnë francezët, vishen me jelekë portokalli (FOTO)

Të veshur si 'jelekverdhët francezë'. Kështu kanë dalë në protestë një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' sot në ditën e 30-të të saj. Siç duket edhe nga këto fotot, ata mbajnë veshur jelekë fosforeshentë. Banorët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa paralajmërojnë se s'do i lëshojnë shtëpitë e tyre. 

Protestuesit të veshur me jelekë fosforeshentë

Protesta e banorëve të "Astirit" vijon prej 30 ditësh kundër shembjes së banesave që do t'i hapin rrugë zgjerimit të "Unazës së Madhe".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moni: 03/12/2018 18:56

    Qesharake! Ne France jane ngritur per renien e fuqise blerese ( rritja e karburanteve ishte pika qe derdhi kupen). Keta ngrihen per ndertimet pa leje. Totalisht patetike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja