Një kamion me rërë ka prishur një urë në Kinë dhe dëmi i shkaktuar prej tij kushton 16 milion paund. Kamioni ka qenë i ngarkuar me rërë dhe ngarkesa e madhe ka bërë që ura të prishet.
Qeveria pretendon që këtë dëm ekonomik, ta paguajë shoferi i kamionit. Nuk e dimë nëse z. Zhang, që është edhe pronari i kamionit, ka aq shumë para sa të paguajë një shumë të tillë marramendëse, por autoritetet kineze janë të rreptë dhe nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe në këtë drejtim. Ata pretendojnë se shoferi e ka ngarkuar shumë me rërë kamionin, ndaj dhe duhet të paguajë për këtë gabim dhe dëm që i ka shkaktuar ekonomisë.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com