Kamionisti i dehur përplas familjen shqiptare, mjekët i presin këmbën foshnjës

Kamionisti i dehur përplas familjen shqiptare, mjekët i presin këmbën foshnjës

Pietro Dal Santo

ITALI-Një familje shqiptare në Itali ka pësuar një aksident të rëndë rrugor në Marostica, Itali.

Mësohet se është dëmtuar rëndë djali 14-muajsh i familjes. Ai është dërguar në spitalin e Padovas, ku po lufton për jetën. Mjekët janë detyruar t'i presin njërën nga këmbët për shkak të dëmtimeve të rënda.

Në spital janë shtruar dhe prindërit e foshnjës. Nëna e tij ka pësuar fraktura në krah ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës.

Mësohet se automjeti u përplas me një kamion i cili drejtohej nga 58-vjecari italian, Pietro Dal Santo i cili ishte në gjendje të dehur.

Pas aksidentit ai ra në pranga pasi tentoi të largohej nga postblloku i policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat