Kamp refugjatësh në Shqipëri? Komisioneri i BE: Nuk e kemi diskutuar këtë plan me Shqipërinë

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Komisioneri i BE: Nuk e kemi diskutuar këtë plan me Shqipërinë

Dimitris Avramopoulos

BRUKSEL-Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos zhvilloi një takim me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor për krizën e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore. Dimitris Avramopoulos u shpreh se kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugëkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ne nuk u mblodhëm që të diskutojmë një situatë krize. Nuk jemi aspak në situatën ku ndodheshim 3 vjet më parë. Por megjithatë ne kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Edhe pse numrat nuk janë ende alarmante, qëllimi ynë sot ishte që të përforcojmë bashkëpunimin dhe përpjekjet tona për të evituar në mënyrë kolektive që situata të përkeqësohet.

Dimitris Avramopoulos

Ai është pyetur nëse është diskutuar plani i ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri. Komisioneri Avramopoulos e ka mohuar diskutimin e kësaj çështjeje në Bruksel, por nuk e ka përjashtuar për një moment të dytë.

Ne nuk e kemi diskutuar një insiativë të tillë në Bruksel as me Shqipërinë dhe as me vend tjetër. Nëse kjo çështje do të paraqitet një ditë, ne do t’a shqyrtojmë.

Dimitris Avramopoulos

Komisioneri Avramopoulos ka pranuar që ideja ekziston por nuk bëhet fjalë ende për një propozim konkret.

A dini një vend që ka shprehur gatishmërinë që të ndërtojë një kamp të tillë dhe nëse dini një të tillë ju lutem cilësojeni? Nëse propozimi arrin, ne do ta diskutojmë. Nuk kemi rrëzuar asnjë propozim, por as nuk jemi në favor të një opsioni të tillë. Pra, ideja ekziston, por nuk përbën ende një propozim konkret deri tani

Dimitris Avramopoulos

Sipas komisionerit Avramopolos, vendet e Ballkanit janë angazhuar për të monitoruar më mirë situatën e kufijve dhe për të shkëmbyer informacion rregullisht me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Vendet pritëse të përforcojnë masa operacionale për të adresuar emigracionin e paligjshëm si një shqetësim jo vetëm kombëtar edhe për shtete anëtare të BE-së/ Abcnews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/06/2018 10:21

    Dmth meqënëse bajga e quan plan, atëhere paska një të tillë por që gjoja nuk na qënka diskutuar, por gjoja ama.. Nqse BE ka plane për kampe, ti ndërtojë ku të dojë, si ti dojë dhe sa të dojë, por LARG Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Shyqeriu: 19/06/2018 23:03

    MUS U LODHNI KOT PAZARET JANE BERE PARET JANE PAGUAR PREMTIMI I ESHTE DHENE NGA BE KESHTU QE RAMA ESHTE I QETE DHE POPULLI PO ZIEN

    Përgjigju
    • Maks: 20/06/2018 09:31

      Jemi kombi me racist dhe mosmirnjohes ne kemi rreth 2 milion emigrant neper bot dhe qahemi pse mund te vin disa mijra refugjat

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik