Fluksi i emigrantëve/ Xhafaj në Bruksel: Të gjitha vendet e Ballkanit të mbajnë përgjegjësi

Fluksi i emigrantëve/ Xhafaj në Bruksel: Të gjitha vendet e Ballkanit të mbajnë përgjegjësi

Dimitris Avramopoulos dhe Fatmir Xhafaj

Kriza e emigrantëve ka mbledhur në një takim në Bruksel ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve ishte edhe Fatmir Xhafaj me ftesë të Komisionerit për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos. Në takim u diskutuan çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionin.

Kryefjala e takimit ishte rritja e bashkëpunimit rajonal me mbështetjen e BE-së lidhur me menaxhimin më efektiv të kufijve dhe luftën kundër kontrabandimit të personave për të frenuar flukset e imigrantëve të parregullt. Xhafaj theksoi se përgjigja e vendeve të rajonit duhet të jetë e njëzëshme, ku secili nga vendet të mbajë përgjegjësitë që i takon, për përballimin e sfidave të përbashkëta, pasi çdo lëshim i një vendi do të kthehet në barrë për tjetrin.

Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së

Fatmir Xhafaj

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, në këtë kontekst, vendet e rajonit u angazhuan gjithashtu të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe në adresimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, duke parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, si dhe të rrisin përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve të zjarrit.  Takimi u zhvillua gjithashtu edhe në kontekstin e përgatitjes së Ministerialit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Tiranë më 4 dhe 5 tetor, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendet e Bashkimit Europian kërkojnë nga Ballkani Perëndimor që të forcojë pikat kufitare për të bllokuar trafikun e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore. Një nga trampolinat e emigrantëve për të kaluar nga Greqia në vendet e BE është edhe Shqipëria. BE pritet që të mbështesë vendet e Ballkanit me një fond të veçantë dhe policë për të bllokuar emigrantët. BE po kërkon një vend në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një kamp për emigrantët në mënyrë që të mos futen në vendet e Unionit.

Ora 19:35
Foto/ Xhafaj së bashku me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, takim në Bruksel për krizën e emigrantëve
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Arifi: 20/06/2018 01:26

      Eshte turpi i VENDIT qe XHAFAJ eshte ne MES te ketyre burrave e te shtetit XHAFAJ ESHTE I VELLAI I NJE TRAFIKANTI DROGE DHE SHOK IDEALI I ME NJE KRIMINELI DROGE SIC ESHTE TAHIRI

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

    Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri