Çdo sezon veror, Bashkia e Tiranës hap kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë ose nga komuniteti rom dhe egjiptian. Edhe këtë vit, të vegjlit po argëtohen në njërin prej kampeve të ngritura në Parkun e Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua aktiviteteve dhe lojrave të grupit të fëmijëve pjesëmarrës, me të cilët ndau edhe disa momente gazmore.
“Një pjesë e qytetit ka shkuar me pushime, por ka shumë prindër që janë ende në punë ose ka familje që nuk i kanë të gjitha mundësitë për t’i filluar pushimet që në korrik, prandaj në zemër të Tiranës, te parku më i bukur që kemi, ku temperatura është më e ulët, po organizojmë, si çdo vit, kampin veror për fëmijë. Më kanë bërë shumë përshtypje super talentet që pashë këtu. Jam i sigurt se do të bëheni të gjithë të famshëm, sa në balet, sa në sport, sa me leximet dhe gjërat e mençura që po mësojnë. Por, mbi të gjitha, këtu i mësojmë fëmijët të rrinë me njëri-tjetrin, të krijojnë shoqëri të reja”, tha Veliaj.
Programi dhe aktivitetet në Kampin Veror janë të ndërthurura dhe të organizuara në mënyrë të atillë, për t’i ndihmuar fëmijët të forcojnë aftësitë e tyre shoqërore dhe krijuese.
“Këtu janë fëmijë të moshave të ndryshme, nga klasa dhe shkolla të ndryshme, ndaj këtu krijohen ca lidhje që ndoshta do t’i kenë për gjithë jetën. Qyteti bëhet më i mirë kur bashkëpunojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin.
Unë jam shumë krenar për ju, por dua t’ju them se, siç keni dalë mirë në kamp, kur të fillojë shkolla duhet të dilni përsëri mirë me mësime. Pastaj, duke dalë mirë me mësime, do të vijmë përsëri në kamp. Kështu vazhdon cikli i jetës, derisa ju të bëheni ata që do e merrni qytetin në dorë dhe do e çoni akoma më lart me punët e bukura që do të bëni”, tha Veliaj.
Ai ftoi prindërit që të regjistrojnë fëmijët në kampevet verore.
“I ftoj të gjithë prindërit që ndoshta janë ende në punë, që mbase nuk i kanë mundësitë, që t’i regjistrojnë fëmijët në kampet verore. Ne do të jemi këtu deri në fund të korrikut, edhe me qendrat sociale, edhe me qendrën TEN, edhe me agjencinë tonë të parqeve. Ky është stacioni ynë kryesor, por kemi edhe një stacion tjetër te Shkolla e Biçikletave”, shtoi Veliaj.
Kampi Veror ka për qëllim t’ju ofrojë fëmijëve një larmi me aktivitete argëtuese dhe edukuese, përmes së cilave fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre, të krijojnë punime shumëngjyrëshe dhe lojëra, të mësojnë diçka të re dhe të formojnë shoqëri të reja me moshatarët e tyre.
nje bandit qe sillet neper tirane, per ndonje foto te rastesishme, do te rrehabilitoje figuren e tij te dekompozuar se po i tundin prangat, ja nxine
Përgjigju