Kampi Al Hol/Siri, Hollanda nuk do riatdhesojë fëmijët dhe gratë e ISIS

Kampi Al Hol/Siri, Hollanda nuk do riatdhesojë fëmijët dhe gratë e ISIS

Një gjykatë në Hagë vendosi përfundimisht që Hollanda nuk do ndëmarrë asnjë veprim për të riatdhesuar fëmijët dhe gratë e ISIS që janë larguar nga vendi dhe janë bashkuar me Shtetin Islamik. 

Bëhet fjalë për rreth 90 gra dhe fëmijë të cilët jetojnë në varfëri në kampin Al Hol e ISIS në Siri ku çdo orë që kalon është një rrezik i shtuar për jetën e tyre.

Fëmijët e ngujuar në kamp janë të moshës nën 6 vjeç dhe situata e tyre është përkeqësuar pasi forcat kurde janë duke u larguar dhe ato të Asad po marrin nën kontroll kampin.

Sipas Kryqit të Kuq ndërkombëtar, rreth 68,000 gra të Shtetit Islamik dhe fëmijët e tyre jetojnë në kampin famëkeq.

Kampi Al Hol në Siri strehon gra dhe fëmijë nga shumë shtete europiane të cilët ndër vite iu bashkuan luftëtarëve të ISIS.

Për shumë vite kampi ka qënë nën administrimin e forcave kurde por pas ofensivës turke në Siri, administrimi i tyre po kalon në duart e forcave të regjimit të Asadit.

Pikërisht në këtë kamp deri para pak ditësh strehohej edhe Alvin Berisha, djaloshi shqiptar që u nxorr nga Al Hol fal një operacioni shpëtimi dhe bashkëpunimit të qeverisë italiane dhe shqiptare.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!