Një gjykatë në Hagë vendosi përfundimisht që Hollanda nuk do ndëmarrë asnjë veprim për të riatdhesuar fëmijët dhe gratë e ISIS që janë larguar nga vendi dhe janë bashkuar me Shtetin Islamik.
Bëhet fjalë për rreth 90 gra dhe fëmijë të cilët jetojnë në varfëri në kampin Al Hol e ISIS në Siri ku çdo orë që kalon është një rrezik i shtuar për jetën e tyre.
Fëmijët e ngujuar në kamp janë të moshës nën 6 vjeç dhe situata e tyre është përkeqësuar pasi forcat kurde janë duke u larguar dhe ato të Asad po marrin nën kontroll kampin.
Sipas Kryqit të Kuq ndërkombëtar, rreth 68,000 gra të Shtetit Islamik dhe fëmijët e tyre jetojnë në kampin famëkeq.
Kampi Al Hol në Siri strehon gra dhe fëmijë nga shumë shtete europiane të cilët ndër vite iu bashkuan luftëtarëve të ISIS.
Për shumë vite kampi ka qënë nën administrimin e forcave kurde por pas ofensivës turke në Siri, administrimi i tyre po kalon në duart e forcave të regjimit të Asadit.
Pikërisht në këtë kamp deri para pak ditësh strehohej edhe Alvin Berisha, djaloshi shqiptar që u nxorr nga Al Hol fal një operacioni shpëtimi dhe bashkëpunimit të qeverisë italiane dhe shqiptare.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1591
Lajme të tjera
-
Gjermania në gatishmëri, ISIS kërcënim për Euro 2024: Thirrja e fundit
12 Prill, 12:33
-
Iran, ishin duke përgatitur një sulm për Ramazan, arrestohen tre anëtarë të ISIS
6 Prill, 13:25
-
Turqi/ Sulmi me armë në kishën në Stamboll, arrestohen 48 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik
6 Prill, 13:21
-
Masakra në Moskë, kush qëndron pas ISIS-K?
26 Mars, 13:31
-
'Sulmi ndaj të krishterëve rus': Kthimi i egër i xhihadistëve nga Kabuli drejt Kaukazit
23 Mars, 12:21
-
SPAK çon për gjykim djalin e një anëtari të ISIS, i dërgoi para të atit në Siri
23 Mars, 11:41
-
Për herë të parë në 30 vjet, Holanda pa asnjë futbollist të Ajaxit
19 Mars, 22:57
-
Irani e mohon se SHBA-ja e paralajmëroi për sulmin vdekjeprurës nga Shteti Islamik
26 Janar, 19:58
-
Iu bashkuan luftëtarëve në Siri, SPAK kërkon nga 7 vite burg për 5 gratë xhihadiste: Dënimi të konvertohet në shërbim prove
23 Janar, 11:14
-
Turqia arreston 189 persona si të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik: Kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist
30 Dhjetor 2023, 13:21
-
Turqia arreston 29 persona, dyshohet se janë anëtarë të ISIS
29 Dhjetor 2023, 15:34
-
Të përfshirë në disa ngjarje terroriste në Stamboll, Turqia arreston mbi 300 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik
22 Dhjetor 2023, 08:49